Jeni bërë si mujsharë, i’u ka mbuluar lakmia, pasuria e tepruar i’u ka verbuar. Bashkëkombësit tanë, të shpërndarë kudo në botë, trojet tona të copëtuara në 6 pjesë, shqiptarët, të rrethuar nga të gjitha anët me armiq, kudo, kurdo, çdoherëë të nënçmuar, të shkelur, të vrarë;
Pse?
Nga injoranca, xhelozia, paturpësia dhe inatet e juaja, ndaj njëri tjetrit!….
- Akuzat e bëra publike, nga zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale, ndaj Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi dhe ish Kryeparlamentarit dhe Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli, për fat të keq u duartrokitën, vaj medet, për ju shqipfolës, t’iu gëzoheni fatkeqësive të tjerëve…..
- Xhandarmëria serbe, frikëson qytetarët shqiptar të Republikës, ndërsa ju vraponi – ngarendni pas postit të Presidentit, ku dihet fare mirë se mandati i Presidentit të Republikës, skadon në muajin prill të vitit 2021.
- Vdekja tragjike e fëmiut 10 vjeç, duke pritur në pikën kufitare në Kakavijë mbi 72 orë, ndërsa ju të strukur në plazhe, vaj medet ç’ju ka gjetur juve Mujshar prepotent, mjeran.
Bashkombës të dashur, duhet shumë të mendoni dhe Mujsharët, prepotent mos t’i votoni!…