Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: LUFTA për liri, duhet të jetë për të gjithë shqiptarët krenari…..

UÇK-ja ka krijuar histori.

Për:

Të gjithë ata, që mendojnë apo synojn gjakun e derdhur për liri ta mohojnë.

Gjaku i derdhur për liri ka krijuar histori!

                 Dëshmorët e Atdheut ……..

I’a falën jetën Atdheut, i’a falën jetën lirisë, pavarësisë dhe demokracisë.

Dëshmorët i japin dritë Atdheut.

Dëshmorët e Atdheut, frymëzues të ëndërrës për liri.

Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija kombëtare e ngritur deri në piedestalin e vetëflijimit.

Ekziston vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun e tyre për ardhjen e lirisë.

Të gjithë ata, që mundohen gjakun e lirisë ta mohojnë, shumë gabojnë dhe asgjë nuk fitojnë.

“Vetëm të bashkuar dalim të fituar”

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …