Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Mërgata Shqiptare…..!

Mërgata shqiptare s’po ndalon, kontributin për Atdheun po e vazhdon…..

Ju, lumtë!

Në qytetin historik Prizren, më 28 Nëntor 2020, do të vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

Vetëm kontributi i Mërgatës shqiptare, ka bërë të mundur, vendosjen e monumentit në ditën e festës kombëtare.

Ky monument, i ka munguar qytetit historik dhe qytetit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shqiptarët në përgjithësi dhe qytetarët e Prizrenit në veçanti, kanë shumë arsye që të festojnë për vendosjen e monumentit të Gjergjit tonë!

Vendosja e monumentit, të figurës kombëtare shqiptare Gjergj Kastriotit i tregon botës mbarë, se shqiptarët janë të bashkuar dhe jo të ndarë.

Nuk mjafton vetëm një shkrim, të përkufizohet  kontributi i Gjergjit trim!

Festa e 28 Nëntorit 2020, me Gjergj Kastriotin në Prizren, na bënë krenar si shqiptar dhe na nderon si qytetar.

Vetëm të bashkuar rreth Gjergjit dhe flamurit kombëtar, mundemi sfidave t’ju bëjmë ballë!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …