leoni

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Mytaher Haskuka, është në dijeni se cilët deputet e fyen dhe e sulmuan fizikisht, njëri tjetrin

Kryetari i komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka, i ngrefosur dhe kapardisur….!

Sulmi më i mirë se, mbrojtja!

Reagimi i Kryetarit në fjalë, me plotë gabime drejtëshkrimore dhe vetëm, sulm dhe nxitës ndaj Ekzekutivit të Republikës.

Reagimi thotë, citoj;

Qeveria e rrëzuar, menagjonte pandemin për mrekulli, shumë qesharake….

Unë personalisht, s’po kuptoj fjalët zarar, lloç, s’po kuptoj!

“Nuk e di s’po kuptoj”

Për: Kryetarin e Prizrenit!

T’ju kujtoj Kryetar!…

Në panik, disa deputet të Kuvendit të Republikës, më duhet të qesh jo me dëshirë, por nga pamundësia të ndryshoj diçka. Rrëmujë e përgjithshme, në mbledhjet e komisioneve në Kuvendin e Republikës, frikë e madhe e papërmbajtshme, ka kapluar disa deputet…

Sigurisht, ju z. Mytaher Haskuka, jeni në dijeni, se cilët deputet e fyen dhe e sulmuan fizikisht, njëri tjetrin, anasjelltas!.

Lexo, z. Mytaher Haskuka – Kryetar!

Virusi Sars – Cov -2, duhet të mësohemi të jetojmë me të dhe pasojat, post – traumatike të jenë sa më të vogla!…

Coronavirus – SARS (SARS-CoV -2) – virus i identifikuar në vitin 2003. SARS-CoV – 2; mendohet të jetë një virus i kafshëve, nga një rezervuar kafshësh po aq i pasigurt, ndoshta lakuriqët, që përhapen te kafshët e tjera dhe njerëzit e infektuar së pari në provinca Guangdong e Kinës jugore në vitin 2002.

      Një epidemi e SARS preku 26 vende dhe rezultoi në më shumë se 8000 raste në vitin 2003. Që atëherë, një numër i vogël i rasteve, kanë ndodhur si rezultat i aksidenteve laboratorike ose, ndoshta, përmes transmetimit të kafshëve te njeriu (Guangdong, China).

Pandemia globale COVID-19 dhe, masat e qeverisë së Republikës së Kosovës!…. Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse! Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare!

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja apo mos shpallja, e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësisht thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin! Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu.

Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen, sigurishtë numri i të infektuarëve  po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.

Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.

Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetsore, të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen e rënduar me pandemin Covid-19.

Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.

Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më të rënduar!

Të dashur qytetarë!

  1. Higjienë personale.
  1. Distancë.
  1. Maska mbrojtëse. Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …