Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Opinioni, mendimi i lirë është domosdoshmëri

E nderuar, zj. Vjosa Osmani!
Opinioni, mendimi i lirë është domosdoshmëri.
Me keqardhje, unë personalishtë nuk mundem t’ju quaj, as ushtruese e detyrës së postit të Presidentit!
1. Ngarendja e juaj për postin e Presidentit!
Ju, jeni vetëm u.d. së Presidentit.
Ju, nuk jeni Presidente, t’ju kujtoj;
Jemi mësuar t’ju shohim, duke ngarendur për poste. Të gjithë qytetarët e dinë se si jeni ngritur në politik, fillimisht duke kritikuar Thaqin dhe PDK-ës dhe pastaj, për tu kandiduar nga LDK-ës për postin e Kryeministrit, keni kritikuar Kurtin dhe kështu po vazhdoni, me makijazhin e vjetër në fytyrë dhe me sjellje krejtësisht dhe tërësisht të njejta, po tentoni tani edhe me këtë gjendje si është Kosova, vota të fitoni.
2. Tani, i’u doli punë edhe me mikun më të madh të shqiptarëve, z. William Walker.
Kush më shumë, se z. William Walker e meriton atë kontrat, me Presidencën dhe jo me individin Presidentin?!
Ç’farë pune ka kryer “Fondacioni Walker”?
Pse është themeluar ky, fondacion?….
Duhet të jemi krenar.
Shtetet fqinje, presin me një këmbë që të ken një mik s’i, i nderuari z. William Walker.
T’ju kujtoj punën e “Fondacionit Walker”
Fondacioni është themeluar, për të ndihmuar në thelb çështjen shqiptare, jo vetëm Kosovën ose Shqipërinë, por për shqiptarët kudo në Mërgat dhe në vendlindje, për t’i ndihmuar në bashkimin e tyre, në mënyrë që ata të punojnë më mirë së bashku.
Kuptoje qëllimin, zj. Osmani.
Mos u paraqit, si shpëtimtare e buxhetit dhe e  shtetit!
Republika ka nevojë për miqtë, që në kohët më të vështira, ndihmuan Kosovën në veqanti dhe shqiptarët në përgjithësi.
Mos harro!
Republika dhe qytetarët kanë nevojë për udhëheqës, që  kanë njohuri për Diplomaci dhe aspak për udhëheqës, me demagogji dhe  vetëm me gojtari.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …