leoni

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Po na trishtojnë….

E vështirë, që një ditë të vetme ta kalojmë, pa dëgjuar sharje, fyerje dhe përkulje para dëshmorëve të kombit.

Për çka?

Vetëm për vota,  interes personal dhe grupor të caktuar.

Ç’do ditë, ama bash ç’do ditë, lexojmë dhe dëgjojmë sharje, fyerje thuajse nga të gjitha shtresat.

Liderët politik, s’po kanë nevojë të dalin para qytetarëve në studio televizive, ata po shahen, po mbrohen dhe po lartësohen nga  sekserët e tyre…

Trishtimi brina nuk paska, ose unë s’po i vërej!

Nga mëngjesi, deri kur të shkojmë në mbrëmje në gjumë!

( “Sharje, fyerje dhe mbrojtje nga sekserët për liderët )

 

Ç’do ditë, përkulje para dëshmorëve!

Premtime boshe, gënjeshtra të njejta me fjalor të paskrupullt, denigrues dhe ç’doher trishtues.

 

E di s’e gënjeshtrat i keni, jo vetëm për përfitime por edhe ushqim shpirtëror, se ndryshe ju do kishit reflektu dhe ishit ndal pak me shiqu, se në ç’farë gjendje janë qytetarët duke jetu.

E di s’e ju, premtoni edhe ndërtimin e urave edhe aty, ku s’ka lumë.

Ju qysh moti, qytetarët i keni ndarë në dy pjesë, ne vegla dhe në armiq.

 

  1. Sekserët, i keni vegla, ndërsa;
  2. Ata që ju kundërshtojnë, ju i shihni si armiq!

 

Shumë e vërtet, se nga trishtimi brinat s’po na dalin, po na i keni gërditur, mediumet, rrjetet sociale dhe portalet….

 

Me ju, ç’do medium elektronik dhe i shkruar është ç’doher i shëmtuar.

 

Pa ju, ka qetësi, ka unifikim, ka bashkim dhe s’ka TRISHTIM.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …