Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Portalet të vërshuara, nga militantët e subjekteve politike, në Republikën e Kosovës….

Jo vetëm, të shëmtuara postimet – shkrimet në portale por edhe nxitëse me huti dhe po shpërfaqin edhe ngjarje të trishta, për disa njerëz që kanë poste publike.

Mjaft më!

Na e keni lodhur me shkrime dhe postime të paskrupullta, madje edhe shpërfaqjen e ngjarjeve shumë të trishta, të personaliteteve publike…..!

Të ngrefosur dhe kapardisur, ndaj njëri tjetrit!

Pse?….

Edhe nëse, paguheni – merrni pagë apo keni ndonjë anëtar të familjes, s’i zyrtarë i ndonjë subjekti politik, qasja e juaj ndaj njëri tjetrit, duke u shar dhe duke u fyer, jo që s’ju bën nderë ju personalishtë, por po ju bën të pavlerë.

Pluralizmi politik është vlerë themelore e rregullimit kushtetues në Republikën e Kosovës!

Ju, bishtatundës picarosh duhet ta kuptoni se pluralizmi nënkupton, prezentimin e shumë ideve, platformave politike, por asesi sharje, fyerje dhe linqime ndaj njëri tjetrit.

Në munges të ideve për ndryshimin e gjendjes në vend, ju keni zgjedhur, linqimet, sharjet dhe fyerjet.

Në munges të kapacitetit intelektual, ju po tregoheni shumë banal.

Ndoshta, kështu jeni edukuar dhe mësuar, po ta dini se Kosovën po e bëni edhe më të shëmtuar.

Me ju mujshar, prepotent, pispiling dhe bishtatundës Republika;

Me Regres, pa ju me Progres…..

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …