Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Posti i Presidentit, do të jetë mollë sherri edhe pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021

U premtua, u paraqitën edhe kandidatura dhe asgjë ende nuk u dakordua.

Parafushat, deklarata populiste nëpërkēmbje të emrave dhe madje u lakua edhe emri i njërit anëtar të i familjes Mitike – Jashari. Folklori, diplomatik populist, mund të sjellë vota, apo edhe fitore në zgjedhje, po asnjëher zgjidhje dhe dalje nga ngërqi politik!

Është marri, në publik të prezentohet apo lakohet emri i anëtarit të familjes Mitike, z. Murat Jashari, dhe prapa shpinës para zgjedhjeve të bëhen pazare politike, parazgjedhore. Marria dhe injoranca e politikanëve, s’po ka kufi. Këta për pushtet, e bëjnë edhe lopën mbret.

Ne, nuk jemi shtet indian!

I keni parë sot, në Reçak në përkujtimin e masakrës, me fjalor populist dhe të mbështjellur në lëkurën e qengjit…..!

Ndoshta është me rrezik të kesh të drejtë, kur qeveritë janë në gabim. Dihet shumë mirë se shtetet e korruptuara kanë më shumë ligje.

Politika është diçka shumë serioze, për t’ua lënë në dorë politikanëve demagog.

Nëse, ne lexojmë më shumë për politikën, do e kuptojmë dhe pranojmë se, ç’do parti është më e keqe se tjetra!

T’ju besojmë ju, se do bëni ndryshimin është njëjtë sikur ata që besojnë në “Babadimrin”!

Thuhet se politika është profesioni i dytë më i vjetër, pas prostitucionit. Aq, sa kam parë dhe kuptuar unë, ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër, në botë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …