Unë personalisht mendoj se qytetarët e Republikës, çdoherë kanë treguar se janë të disiplinuar dhe s’kanë nevojë a’s në vjeshtë për masa të shtuara apo të ashpërsuara, ndaj virusit korona.
Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike (IKSHPK), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.
Ashpërsimi i masave s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.
Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin! Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për masa të shtuara apo të ashpërsuara.
Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.
Të gjithë së bashku, vendimet e ( IKSHPK-ës ) duke respektuar, tregojmë se s’kemi nevojë për ashpërsim të masave mbrojtëse as në vjeshtë.
S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse me i respektu.
Teorit konspirative, po i hutojnë qytetarët dhe në të njejtën kohë, masat e ndërmarra s’po respektohen, sigurishtë numri i të infektuarëve po rritet, dhe masat po janë edhe më sfiduese karshi qytetarëve.
Qytetaria aktive dhe edukimi qytetarë, i mundëson, ç’do qeverie të punojë drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, ndaj qytetarëve.
Mendimet, veprimet e unifikuara dhe të bashkrenduara, i mundësojnë shërbimeve shëndetësore të jenë më efikase dhe ta mbajnë nën kontroll, gjendjen tani sado pakë të lehtësuar me pandemin Sars – Cov-2.
Masat e secilës qeveri, merren sipas sjelljes së qytetarëve.
Qytetarët e disiplinuar, e kalojnë më shpejtë gjendjen tani më, jo dhe aq të rënduar!
Të dashur qytetarë!
- Higjienë personale.
- Distancë.
- Maska mbrojtëse. Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!
Duhet respektim, të vendimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës – ( IKSHPK )