Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Të verbuar, apo të kuturisur!…..

Tani është shumë e lehtë, ta nxjerrësh gjoksin i ngrefosur dhe vetëm të kritikosh; madje në rastet më të rënda edhe të mundohesh të injorosh.
“ Nuk e di, s’po kupotoj “!….
Për fatin tonë të keq, disa nga bashkëkombësit tanë shqiptarë, e kanë humbur toruan; po shkruajnë pa mendu krejt kuturu, të kuturisur dhe të vërbuar, po mundohen edhe gjakun e derdhur për Liri, për ta mohuar.
JO, s’do munden!….
Trojet shqiptare, të ndara dhe coptuara, në 6 – pjesë, kanë pasur dhe do të ken, djem e vajza dhe burra e gra dhe s’do lejojnë, që gjakun e derdhur për Liri, të tjerët t’a injorojnë.
Trojet shqiptare, të coptuara dhe të ndara, nga luftërat e shkaktuara nga pushtues të ndryshëm vrastar dhe barbar, disa shqipfolës ende s’i kanë mbushur mend; e çuditshme!…..
T’iu kujtojmë!
Çlirimtarët e simbolit, kombëtar shqiptar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjakun e tyre të derdhur për Liri, kanë krijuar histori.
S’duhet kurrë të harrojmë, ç’doher të kujtojmë dhe fëmijëve tanë, t’iu spjegojmë, si arritëm armikun tonë shekullor, nga trojet tona ta dëbojmë. Tani është shumë e lehtë, të mundohesh me injoru, po dikur shumë e vështirë, rreth simbolit kombëtar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me u rreshtu, ballë për ballë, armikun shekullor, kriminel, barbar, shovinist serb, me e luftu dhe nga trojet tona me e dëbu.
Disa, s’kanë mundur as me paramendu, se çlirimtarët e UÇK-ës, munden armikun serb me e luftu!…..

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …