A t‘jemi fillimisht, kundër kriminelëve serb apo atyre shqiptar?!
Populli i paarsimuar dhe painformuar është në mëdyshje.
Flitet dhe shkruhet shumë për SHIK-un, janë 22 vite çlirim dhe vetëm, shkrime pa dëshmi për vrasje të figurave politike të LDK-ës dhe atentatet ndaj tyre!
T‘i thuhet dikujt kriminel me emër e mbiemër pa dëshmi është; e pamoralshme jo njerëzore dhe sigurisht jo ligjore.
Të shkruhet për vrasje pa dëshmi, vetëm për „poena“ politik që fatkeqësisht ka ndodhë dhe po vazhdon të ndodhë, s’është aspak njerëzore.
T’gjithë ju që keni folur dhe shkruar për vrasjet e pasluftës apo gjatë luftës….,
ju lutem, nëse keni dëshmi se kush ç’farë ka bërë apo si kanë ndodhur vrasjet, atëher shkoni në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe tregoni, krejt ç’farë dini!
Me këto shkrime dhe fjalime pa asnjë dëshmi ju më shumë po i lëndoni, familjarët e të vrarëve.
„Nëse s’mund t‘jeni, lapsi që vizaton buzëqeshjen e atyre që i doni, atëher bëhuni goma që i fshini vuajtjet e tyre“!
Shkurt, troq dhe shqip.
T’paktën, nëse një grimë vetëdije kombëtare keni, filloni dhe bëhuni unifikues për nderë dhe respekt për t’gjithë ata, t’cilët s’janë më në mesin tonë.