Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: T’iu gëzohemi, fatkeqësive të luftëtarëve të lirisë, është më shumë se marrëzi

T’iu gëzohemi, fatkeqësive të luftëtarëve të lirisë, është më shumë se marrëzi, është fatkeqësi jo vetëm për lirinë, po për mbarë shqiptarinë.

Në gjendjen ç’fare jemi, si shoqëri t’iu gëzohemi, aktakuzave të ngritura ndaj luftëtarëve të lirisë, kah po shkojmë si shqiptar në përgjithësi!

Presidenti i Republikës, po akuzohet!!

Është nderë dhe njerëzi, që ne të reagojmë si shoqëri në përgjithësi.

Çka fitojnë, shqiptarët në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, nga aktakuzat e ngritura ndaj çlirimtarëve, që luftuan për LIRI?!

Vetëm ata, shkurtpamës dhe pa dinjitet, i gëzohen dhe i duartrokasin, gjendjes së rënduar në vend….

Në kohë të pandemisë, ku ç’do ditë kemi raste të reja të infektimit, apo bartjes së virusit, disa i gëzohen edhe infektimit me Covid-19, të Kryetarit të LDK-ës z. Isa Mustafës.

Nuk e di s’po kuptoj, ç’farë duhet tjetër të ndodhë, që ne mos t’iu gëzohemi fatkeqësive të tjerëve….

A s’po i’u mjaftojnë, vdekjet e qytetarëve, thuajse ç’do ditë, nga Covid-19?

A s’ju mjaftojë, izolimi i përgjithshëm mbrenda në shtëpi?

Ç’farë duhet tjetër të ndodhë, që ju të ushqeheni me urrejtje, ndaj njëri-tjetrit dhe të ngopeni?!

Kosova është në gjendje shumë të rënduar!

I madhi Zot ju marroftë!

Higjienë, distancë dhe maska mbrojtëse!

Respektimi i masave mbrojtëse, është edukatë qytetare!

Vendimi i Institutit Kombëtar i shëndetësisë publike ( IKSHPK ), për respektimin e masave mbrojtëse, është vendim në këtë kohë me pandemi, që duhet respektuar në përgjithësi.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, s’duhet të politizohet, dhe as me teori konspirative, të trajtohet.

Jo rastësishtë thuhet, qytetaria aktive e sjellë ndryshimin, dhe tregon edukimin!

Qytetarët e edukuar, s’kanë nevojë për izolim të tepruar.

Qytetarët aktiv të edukuar, e bëjnë ndryshimin dhe e respektojnë vendimin.

Të gjithë së bashku, duke respektuar masat mbrojtëse, tregojmë se s’kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme.

S’ka nevojë, me filozofu dhe as me zbulu, vetëm masat mbrojtëse, me i respektu!

Të dashur qytetarë!

  1. Higjienë personale.
  2. Distancë.
  3. Maska mbrojtëse.

Jo, zbulime dhe parashikime, po vetëm respektim të vendimeve!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …