Zj. Presidente e Republikës, Vjosa Osmani!
Neni 4 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thotë:
Presidenti i Republikës së Kosovës përfaqëson unitetin e popullit. Presidenti i Republikës së Kosovës është përfaqësues legjitim i vendit brenda dhe jashtë dhe garantues i funksionimit demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, në pajtim me këtë Kushtetutë.
Qasja e juaj dhe e bashkëshortit tuaj, kundër komentuesve ndaj fjalimit tuaj, gjatë homazheve me rastin e 22 vjetorit të betejës së Koshares dhe thyerjes së kufirit shqiptaro shqiptar, tregon shumë qartë se ju.
Nuk jeni unifikuese.
A thua pse, komente të ndryshme kundër jush?!
Se ju, zj. Presidente çdoherë keni kritikuar dhe votat i keni fituar, vetëm duke u thirrur në “çkapjen” e shtetit.
Nuk i duhet Kosovës, një Presidente si ju.
Pse u dashka edhe bashkëshorti i juaj, të komentoj komentet e qytetarëve, madje duke i quajtur “luftë speciale”!
Pjekuria dhe Diplomacia!
Për ju, zj. Presidente dhe bashkëshortin tuaj, qenkan shumë larg, karshi votave që i fituat.
Nuk jeni e denjë për Presidente, pikë.