Petrit Zogaj

Petrit Zogaj: Kurti nuk ka qeverisur me njerëzit që i ka emëruar

Analisti, Petrit Zogaj, ka analizuar qeverisjen katërvjeçare të kryeministrit Albin Kurti, duke ngritur shqetësime për mënyrën se si është udhëhequr vendi. Ai pretendon se Kurti nuk ka qeverisur me zyrtarët që ka emëruar, por me një strukturë “jashtë shtetërore” të përfaqësuar nga persona si Dejona, e cila sipas tij, luan një rol kyç në vendimmarrje dhe kontroll. Zogaj shkruan se kryeministri ka kërkuar punësimin e një personi në prani të përfaqësuesve të qeverisë, kuvendit dhe një agjencie të pavarur. Megjithatë, Dejona, e cilësuar si figurë partiake me ndikim, ka kundërshtuar këtë emërim duke përmendur se kandidati nuk ka “biografi të mirë.” Sipas tij kjo dëshmon se brenda qeverisë ekziston një mekanizëm i pavarur nga strukturat shtetërore, i cili ushtron kontroll dhe shantazh ndaj kujtdo që mund të kundërshtojë këto vendime.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …