Duke evokuar kujtimet mbi zhvillimet në vendin tonë gjatë viteve 1999 dhe qasjet e bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës, kryenegociatori i Bashkimit Evropian në bisedimet e paqes në Rambuje në vitet 1998 – 1999, Wolfgang Petritsch ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës donin t’i ngritnin aeroplanët menjëherë pas Reçakut, ne europianët kërkuam negociata. Ai ka rikujtuar se që nga tetori 1998, ekziston një i ashtuquajtur urdhër aktivizimi i NATO-s, hapi i fundit përpara ndërhyrjes ushtarake. “Disa ambasada evakuuan zyrat e tyre dhe u larguan nga Beogradi. Ata u kthyen shpejt sepse Millosheviqi tërhoqi një pjesë të forcave të tij nga Kosova dhe lejoi Misionin Verifikues të OSBE-së të hynte në Kosovë. Pra, ishte një situatë shumë e rëndë tashmë në fund të vitit 1998. Por pas një periudhe të shkurtër qetësie, konflikti vazhdoi dhe përfundoi vetëm në Reçak në mesin e janarit 1999, ku forcat speciale vranë 45 civilë. Kjo masakër ndryshoi lojën. SHBA-të donin t’i dërgonin menjëherë forcat ajrore, por ne europianët këmbëngulëm se tani ishte koha për t’i ftuar të dyja palët për të filluar negociatat serioze, bazuar në një marrëveshje të përkohshme që të dyja palët e kishin njohur prej shumë muajsh. Rambujeja ishte me të vërtetë më shumë se vullnet politik për ta gjetur një zgjidhje kompromisi”, ka deklaruar opër gazetën serbe “Danas” diplomati i shquar, Wolfgang Petritsch.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …