leoni

Petro Koci

Petro Koçi i ka bërë thirrje organizatës së veteranëve të LANÇ-së të gjejnë mirëkuptimin dhe të shuajnë konfliktet në proceset organizative

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i ka bërë thirrje sot organizatës së LANÇ-it, të gjejë mirëkuptimin dhe të shuajë menjëherë konfliktet në proceset organizative. Në një intervistë për ATSH-në, Koçi foli për situatën e krijuar në zgjedhjet e Organizatës së Veteraneve të LANÇ. Ai theksoi rëndësinë që ka organizata e LANÇ, përsa i përket historisë dhe interesave kombëtare. “Më lejoni të theksoj rëndësinë kombëtare, morale, historike dhe shoqërore të funksionimit dhe drejtimit të kësaj organizate. Organizata e veteranëve të LANÇ është një organizatë antifashiste që disponon një dimension shumë të rëndësishëm në jetën tonë shoqërore dhe politike. Pra, ajo ka rëndësi të madhe edhe politike. Partia Socialiste është një aleate dhe partnere shumë e fortë e kësaj organizate, ashtu si vetë gjithë bashkësia e veteraneve të LANÇ është aleate e PS. Antifashizmi mbetet një mision jetik për kohën në të cilën jetojmë. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Bashkimin Evropian, ku herë pas here shfaqen fantazma të së kaluarës dhe shfaqjet e ekstremizmit të djathtë, të cilat shpesh rrezikojnë stabilitetin, normalitetin shoqëror dhe politik në vende të caktuara të BE-së”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Koloneli në pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hyseni Geci thotë se intervenimet në Veri duhet të koordinohen me KFOR-in

Koloneli në pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Hyseni Gecaj, ka deklaruar se ndërhyrjet …