Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Petroviq: Forcat serbe të sigurisë, me ndihmën e ushtrisë serbe kryen gjenocid kundër familjes Jashari në Prekaz

Në një tekst autorial të botuar në revistën “Danas”, dramaturgu serb, Çedomir Petroviq ka përkujtuar krimet e tmerrshme që ka bërë Serbia në Kosovë gjatë një shekulli. Ai ka  shkruar  se “Krimet kundër shqiptarëve u kryen gjithashtu gjatë luftërave Ballkanike, nga forcat ushtarake dhe policore të Mbretërisë së Serbisë dhe Mbretërisë së Malit të Zi. U vranë 120 mijë shqiptarë, të të dy gjinive dhe të të gjitha moshave. Dramaturgu serb, Çedomir Jovaniviq ka shkruar më tutje se plani i Akademisë së Shkencave të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës duke përdorur të gjitha mjetet, vrasje, dhunë, presione, taksa e masa tjera nuk u realizua për shkak se nisi Lufta e Dytë Botërore por këtë plan u mundua ta realizoi Sllobodan Millosheviqi nëpërmjet “Planit Patkoi” gjatë vitit 1999 ku vetëm për tre muaj u vranë mbi 10 mijë civil, burra e gra, fëmijë e pleq. “Ushtria dhe policia e RFJ-së së atëhershme, nën kontrollin e udhëheqjes shtetërore, dëbuan mbi 850 mijë shqiptarë nga Kosova. Millosheviq urdhëroi që të gjithë kufomat në Kosovë, që mund të ishin me interes për gjykatën e Hagës duhet të asgjësoheshin.  Gjatë viteve 1998 dhe 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen shkatërrime të mëdha, masakra, zjarrvënie, helmime pusesh, përdhunime, grabitje, vrasje të civilëve… Forcat serbe të sigurisë, me ndihmën e ushtrisë serbe, vranë 56 anëtarë të familjes së Adem Jasharit. Midis tyre 18 gra dhe 10 fëmijë. U asgjësua fara dhe u krye gjenocidi kundër një familje. Forcat ushtarako-policore serbe, kanë vrarë edhe serbë në Kosovë. Dy sulmues të maskuar, të veshur me uniforma të zeza me shenja të UÇK-së, hynë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë dhe vranë me armë automatike gjashtë të rinj të nacionalitetit serb. Kjo ndodhi 22 vjet më parë. Masakra u organizua nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk kishte asnjë shqiptar në afërsi të vendit të ngjarjes, por vetëm forcat ushtarake dhe policore serbe. Ishte e nevojshme të paraqitej UÇK-ja para publikut ndërkombëtar si një organizatë terroriste dhe të justifikoheshin veprimet e forcave serbe në territorin e Kosovës. Duhet të tregohet historia, historia e vërtetë, për krimet e çmendura të një kombi kundër një tjetri dhe ndaj kombit të vet” ka shkruar mes tjerash dramaturgu serb, Çedomir Petroviq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …