Duke folur për zgjedhjet e 6 tetorit, kryetari i partisë serbe të Kosovës ( SLS), Sllobodan Petroviq ka thënë se zgjedhjet nuk kanë qenë as për së afërmi demokratike. Ai ka shtuar më tutje se në zgjedhjet e 6 tetorit, ka pasur deformime të mëdha të vullnetit të votuesve. “Në listën e votuesve kanë qenë 28 persona të vdekur. Personit që ka vërejtur manipulimin i janë kërkuar dëshmi brenda 24 orëve. Ai dëshmi me letra nuk mund të gjente dhe ka shkuar në varreza dhe i ka fotografuar një nga një dhe i ka dërguar në atje. Ata kanë mbetur pa fjalë nga ky veprim dhe kanë thënë: Ne ju kuptojmë, por për ne këtë persona janë të gjallë pasi na nevojiten certifikatat e vdekjes së tyre që ka lëshuar Republika e Kosovës. Por ata kanë vdekur para 20 viteve” ka theksuar kryetari i partisë serbe të Kosovës ( SLS), Sllobodan Petroviq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …