Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve, Donald Trump, në mesin e këshilltarëve të tij kryesor për politikë të jashtme ka përfshirë edhe amerikanin me origjinë libaneze, Walid Phares, një figurë tejet kontroverse. Me bindje neo-konservative, ai ishte përfshirë në milicitë e djathta gjatë luftës civile në Liban. Walid Phares vazhdimisht ka kritikuar politikën e jashtme amerikane, duke alarmuar për rrezikun islamik. Ai madje kishte shkuar aq larg sa kishte mbrojtur regjimin kriminal të Millosheviqit, duke pretenduar se gjoja lufta kundër ushtrisë serbe ishte shkaktuar nga Al-Qaeda. “Një fushatë e gjithanshme e Al-Qaedas për të shkatërruar ushtrinë serbe, çoi në ndryshimin e regjimit në Serbi”, citohet të ketë thënë këshilltari pro-serb i Donald Trump-it. Phares kishte pasur një artikull para shumë vitesh, kur thoshte se nëse ndodhë pavarësia e Kosovës, atëherë të njëjtën gjë duhet ofruar edhe për serbët e Bosnjës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …