Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka folur rreth marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se as demokratët e as republikanët nuk do përpiqen të detyrojnë popullin e Kosovës të pranojnë një marrëveshje që nuk janë të gatshëm ta pranojnë. Kosnett deklaron se shkëmbimi i territoreve ka dështuar që nga fillimi sepse në Kosovë nuk e donin atë. Gjatë disa viteve të fundit, vazhdimisht e kemi thënë se në Kosovë nuk ka fare dëshirë për shkëmbim të territorit, pra është e dështuar prej fillimit. Më së shumti që kushdo në administratën paraprake kanë thënë është se nëse populli i Kosovës dhe Serbisë arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse që përfshin elemente të ndryshimit të kufirit apo rregullimit të kufirit, atëherë ne nuk do ta refuzonim atë pa e shqyrtuar fare. E kjo dallon shumë nga thënia se po nxitim për shkëmbim të territorit.
