Ambasadori amerikan në Kosovë Philip Kosnett, ka kritikuar partitë politike në Kosovë, të cilat kanë vendosur në lista kandidatë për deputetë me të kaluar kriminale. Kosnett ka ngritur pyetjen se si qytetarët mund t’i marrin seriozisht këto parti politike, kur deklarojnë se do ta luftojnë korrupsionin. “Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin që deklarojnë partitë politike ndaj sundimit të ligjit në Kosovë, kur në listat e shumë partive janë individë me akuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme dhe me sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion?”, ka shkruar Kosnett në twitter.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …