Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett ka deklaruar se SHBA-ja nuk është pro shkëmbimit të territoreve, por nuk ka dashur të komentojë mundësinë e një kompromisi në takimin e 27 qershorit në Uashington. Diplomati amerikan ka thënë se nuk mund të ofrojë më shumë detaje rreth agjendës së takimit të përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë në takimin e së shtunës në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk mund të them më shumë se kaq të shohim si do të kalojë takimi të shtunën”, ka thënë Kosnett. I pyetur nëse do të ketë mundësi kompromisi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. “Kosovarët duhet t’i shikojnë bisedimet si një mundësi. Qëllimet e Amerikës për Kosovën janë të njëjta me ato të qytetarëve të Kosovës. Luftimi i korrupsioni dhe sundimi i ligjit në Kosovë është i rëndësishëm dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Serbinë është i rëndësishëm për zhvillim ekonomik. Status-quo në Kosovë nuk është e qëndrueshme”, ka deklaruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …