Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet, në prag të festive të fund-vitit bashkë me bashkëshorten e tij Alison ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës. “Përshëndetje për të gjithë. Unë dhe Alison kemi qenë përgjatë një viti në Kosovë. 2019 ishte një vit mjaft emocionues dhe 2020 do të jetë një vit i tillë kur SHBA do të vazhdojë përkrahjen për njerëzit në Kosovë, në përpjekje për të ndërtuar të ardhmen, drejtësinë dhe prosperitetin”, ka thënë diplomati amerikan. Urime për vitin e ri populli i Kosovës ka pranuar edhe nga kryetari i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, si dhe kancelarja Angela Merkel.
