Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme e Donald Trumpit, nuk do ta ketë dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës si prioritet. Në një intervistë për RTK, Riker theksoi se Amerika ja mbetet e angazhuar për përmirësimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por politika e Trumpit e fokusuar në “Amerika e para” do të orientohet drejt sigurisë dhe prosperitetit të brendshëm. Riker, i cili mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Beograd, përmendi se përparësia e dialogut mbetet nën Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën për hapa konkretë dhe zbatim të marrëveshjeve ekzistuese.
Kontrolloni gjithashtu
Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …