Ish ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Riker, ka shprehur zhgënjim për mungesën e progresit në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë edhe pas më shumë se një dekade nga Marrëveshja e Brukselit. Reeker kujtoi përpjekjet e tij dhe të BE-së në dialogun fillestar të udhëhequr nga baronesha Catherine Ashton dhe nënvizoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese për të çuar përpara procesin. Ai theksoi nevojën për veprim të përbashkët nga Evropa dhe rajoni për t’i dhënë fund konflikteve të zgjatura. Reeker gjithashtu komentoi mbi spekulimet se një administratë e dytë Trump mund të reduktojë shpenzimet për NATO-n, duke ndikuar potencialisht në misionin e KFOR-it në Kosovë. Sipas tij, çdo ndryshim do të shqyrtohej në konsultim me Kongresin dhe aleatët, duke njohur rëndësinë e KFOR-it për stabilitetin në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …