Ambasadori Kosnett

Philip S. Kosnett: Të rifillojë sa më parë dialogu dhe të përfillet Marrëveshja e Uashingtonit mes Kosovës e Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, në një intervistë për herë të parë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit ka folur edhe për temën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të cilin, Albin  Kurti thotë se është prioriteti i katërt i platformës së qeverisjes së tij. Kosnett, ka thënë se “bota nuk pret”, duke insistuar t’ i jepet prioritet dialogut me shtetin fqinj. Ai ka marrë për referencë diskursin për përshpejtimin e dialogut mes dy vendeve nga një qeverisje e kaluar amerikane. Kosnett  ka folur edhe për Mini-Shengenin, i cili është njëri ndër zotimet e Kosovës në Marrëveshjen e Uashingtonit. Ky propozim ka pasur shumë skeptikë. Për shumë gjëra për të cilat flasim në Kosovë duhet t’i shqyrtojmë përvojat anembanë botës, prandaj kur marrim parasysh diçka si e ashtuquajtura Marrëveshja për Mini-Shengen, e di që njerëzit në Kosovë janë skeptikë ndaj saj. Por qëndrimi ynë është se Kosova duhet ta ketë ekonominë e vet të integruar në rajon. Nëse nuk ju pëlqen ky apo ai propozim, Kosova nuk duhet vetëm që ta kthejë shpinën; uluni në tavolinë me fqinjët tuaj dhe vendosni si të ecni përpara sepse edhe fqinjët tuaj kanë nevojë që Kosova të jetë pjesë e ekonomisë rajonale po aq sa edhe ju keni nevojë për ta”, tha Kosnett.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …