Philipp Kosnett është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Kosnett në rolin e ambasadorit do të jetë pasardhës i Greg Delawies që sivjet i skadoi mandati. Në një video të Ambasadës amerikane në Kosovë, Kosnett tregon se 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik të Amerikës. “Tani jam krenar që po rikthehem si ambasador për të ndihmuar që të fuqizojë miqësinë e afërt mes dy shteteve tona”, ka thënë Kosnett. “Bashkëshortja ime, Alison, dhe unë mezi presim të eksplorojmë shtetin dhe të bëjmë shoqëri nga të gjitha komunitetet”, ka thënë ambasadori i ri i SHBA-së.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …