David Phillips

David Phillips: Rusia dëshiron që Kosova të cungohet nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq

David Phillips, ekspert amerikan i politikës së jashtme, ka deklaruar se Rusia e kundërshton çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, me përjashtim, siç thotë ai, të një ujdie që do ta shëndrronte Kosovën në një shtet të cunguar nëpërmjet përshtatjeve kufitare të konceptuara keq. Pretendimet se Rusia do ta përkrahte një marrëveshje eventuale mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të fazës finale të dialogut, e cila do t’i siguronte vendit njohje nga fqinji verior dhe një ulëse në OKB, i kundërshton eksperti amerikan i politikës së jashtme. Ai ka shtuar se mbështetja e idesë për ndarje të Kosovë gjithashtu i përshtatet qëllimit strategjik më të gjerë të Rusisë, pasi që, siç thotë Phillips, do t’i nxisë përçarjet në shoqërinë kosovare që mund të rezultojë në dhunë, duke diskredituar kështu projektin e Kosovës. “Thaçi është mashtruar nga Vuçiqi dhe Putini duke menduar se rregullimi i kufirit është një opsion i mundshëm. Kjo nuk është zgjidhje. Rregullimi i kufirit do ta dobësojë Kosovën dhe do të krijojë ndarje në shoqërinë kosovare”, shprehet Phillips.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …