Gjykata Speciale

Pierre Prosper: Në Gjykatën Speciale po gjykohet lufta çlirimtare dhe e ardhmja e Kosovës

Avokati i  Hashim Thaçi, Pierre Prosper,  ka deklaruar se në gjykatën Speciale, në Hagë, ka tendencë për të rishkruar historinë e Kosovës nga një Gjykatë, e cila po e gjykon popullin, që vet e ka krijuar. Ai thotë se mbrojtja tashmë ka humbur besimin në një Prokurori, e cila fsheh dokumentet shfajësuese për krerët e UÇK-së. Në këto rrethana,  avokati Prosper i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, Bashkimit Evropian, Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të Kosovës që të monitorojnë punën e kësaj gjykate. Është vetë  populli i Kosovës  që duhet ta ketë  pronësinë në këtë proces, meqë ky proces do të përcaktojë të ardhmen dhe fatin e Kosovës. Pierre Prosper, në tri dekadat e fundit si ambasador i Amerikës  për krime lufte, ka marrë pjesë në krijimin e shumë Tribunaleve, Gjykatave Hibride në Hagë dhe në botë, pasi ka  një bagazh të jashtëzakonshëm në sistemin e drejtësisë ndërkombëtare. “Mendoj se është e rëndësishme që procesi të jetë korrekt. Dhe atë çka kemi parë të shpaloset deri tani ishte me të vërtetë paragjykuese dhe jo korrekte ndaj të akuzuarve. Ne duam të sigurohemi që të akuzuarit t’i kenë të gjitha të drejtat të respektuara dhe të garantuara. Një nga çështjet për të cilat jemi të brengosur është se pamë një fshehje të informatave të rëndësishme, që shkojnë në dobi të tyre dhe të drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Izraelit, B. Netanjahu, fajësoi rrjetin televiziv “Al Xhazira” për nxitje të dhunës në Jeruslaem

BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …