Gjykata Speciale

Pierre Richard Prosper: Është e çuditshme që Prokuroria gati një vit pas ngritjes së aktakuzës të merret sërish me hetime

Në Gjykatën Speciale u zhvillua debat i ashpër në lidhje me fazën e hetimeve të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së. Avokati, Prosper, i cili është në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, ka thënë se mbrojtja s’ka qenë në gjendje të fillojë seriozisht hetimet.  Më tutje, Prosper ka thënë se Prokuroria duhet ta përmbushë mandatin e vetë. Ai ka theksuar se është e çuditshme që Prokuroria gati një vit pas ngritjes së aktakuzës të merret sërish me hetime. Unë vërej se Prokuroria ka dorëzuar gati një vit më parë aktakuzën, dhe thonë se ende janë duke kryer hetime, dhe ky pohim më duket i çuditshëm. Ne si ekip i mbrojtjes nuk kemi qenë në gjendje të udhëtojmë dhe takohemi me njëri tjetrin shkaku i pandemisë. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se njerëzit nuk duhet të udhëtojnë në Kosovë. Nuk e di se çfarë thotë qeveria franceze apo ajo e Britanisë, mirëpo është shumë e rëndësishme që të takohemi dhe të diskutojmë. Klientin tim, zotin  Thaçi nuk e kam takuar që nga momenti i ngritjes së aktakuzës”, është shprehur, avokati Prosper.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …