Pika e kalimit kufitar të Morinës nisi vënien në funksionim të ambienteve të reja tërësisht të transformuara

Pika e kalimit kufitar të Morinës nisi vënien në funksionim të ambienteve të reja tërësisht të transformuara

Pika e kalimit kufitar të Morinës nisi vënien në funksionim të ambienteve të reja tërësisht të transformuara sipas standardeve europiane. Ky investim në infrastrukturë dhe teknologji është financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian dhe i paraprin pikës së përbashkët kufitare dhe doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama vizitoi ndërtesën e rikonstruktuar, funksionimi i së cilës ka përshpejtuar proceset, duke bërë që lëvizja e njerëzve dhe e mallrave në këtë pikë të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë. Ai vlerësoi finalizimin e përpjekjeve për pikën e përbashkët doganore, e cila do të jetë me përfitim të ndërsjellë për qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës. Me rëndësi është që, ne, pas kaq shumë kohësh po finalizojmë këtë pikë të përbashkët, që të mos ketë më dy palë kontrolle, dy palë polici e të tjera, Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara, para se të kemi edhe implementimin e bashkimit doganor, që mesa duket jemi afër tani, u shpreh kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …