Protektoratit në kufi me Serbinë, veç KFOR-it i shtohet edhe EULEX- mision, të cilin e urrejnë me të drejtë shqiptarët

Pikat kufitare në Jarinje dhe në Bernjakë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të bllokimit të rrugëve nga serbët

Policia e Kosovës ka rikonfirmuar sot se pikë kalimet kufitare në Jarinje e Bërnjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të tyre, me mjete të rënda. Po ashtu, Policia ka njoftuar se vendimi për pajisje me dokumentin hyrje-dalje po vazhdon të zbatohet. “Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale”, thuhet në njoftim. Policia ka bërë të ditur se gjatë ditës së diele është gjuajtur me armë zjarri ndaj policisë së Kosovës, por që nuk raportohet për të lënduar nga këto gjuajtje. Sipas njoftimit, janë raportuar edhe katër raste të ndalimit dhe maltretimit të qytetarëve shqiptarë në atë pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …