Piktura e piktorit Luan Jakupi u vlerësua me çmimin e parë

Në kuadër të aktiviteteve të shumta, për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, në muzeun e qytetit “Jahir Mazreku” në Malishevë, është mbajtur ekspozita kolektive, e artistëve të cilët kanë marrë pjesë në këtë garë dhe kishte karakter garues. Në hapjen e ekspozitë, krahas artistëve dhe artdashësve, ishin të pranishëm edhe drejtori i DKRS-ës, Fitim Shala dhe zyrtarë tjerë komunal. Drejtori Shala gjatë fjalimit para të pranishmëve theksoi se “Ne jemi te nderuar që ju piktorë sollët veprat tuaj nga fusha e artit pamor, në mesin tonë nje pjesë të bukur te kulturës, historisë, artit, edukimit e dashurisë”. Në fund ai falënderoi edhe këshillin organizativ, zyrtarin e kulturës, Kushtrim Morina, profesoreshën e artit Florentinë Krasniqi dhe Shani Paqarizi për angazhimin e treguar për organizimin e ekspozitës! Në këtë garë të artit, me vlerësim nga juria profesionale, çmimin e parë e fitoi piktori Luan Jakupi, çmimin e dytë, Nderim Bytyçi dhe çmimin e tretë Milaim Kryeziu.

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …