Sot, në ANP ‘Adem Jashari’ piloti cpt. Vicente Pardo realizoi fluturimin e tij të fundit në karrieren e tij 46 vjeçare në hapësirat ajrore. Cpt.Pardo ishte mjaft i emocionuar sepse nuk priste se do të organizohej ndonjë event i veçantë dhe më këtë rast ai shprehi falenderimet e tij të thella për këtë organizim duke uruar qe ANP ‘Adem Jashari’ të performojë siç ka performuar deri me tani e posaqërisht në sjelljen e linjave te reja ajrore siç ishte edhe kompania ajrore SmartLynx.
Ai me tutje shtoi se terminali i ri i ANP-së është një aeroport mjaft modern dhe që lë përshtypje mjaft pozitive.
Kjo ishte hera e parë që ANP ‘Adem Jashari’ të ishte stacioni i fluturimit të fundit të një piloti para penzionimit.