Piraj: “Është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së”

Në gazetën zyrtare të  Bashkimit Evropian është publikuar vendimi për përfshirjen e Kosovës në listën e vendeve të treta me të drejt eksporti për produktet ushqimore me origjinë shtazore në vendet e Bashkimit Evropian. Në këtë listë Kosova për herë të parë fiton ketë të drejtë.

Lidhur më këtë Burim Piraj, pronar i Kompanisë për përpunimin e produkteve të mishit “Meka” ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se  këtë lajm prej vitesh e presin dhe sipas tij, tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt Bashkimit Evropian.

“Këtë lajmë ka dekada që e presim, nga tani është hapur një portë e madhe për prodhimet e mishit dhe qumështit nga Kosova drejt BE-së , është e ditur se ka edhe procedura të tjera derisa të filloi eksporti mirëpo tani më problemi nuk është politikë e as nuk është institucional, por është thjeshtë procedural si në çdo vend tjetër”, ka thënë Piraj.

I pyetur se sa është sasia e prodhimit të produkteve të Mekës “Hallall” dhe a mendoni që Kosova do të këtë kapacitete apo do t’i rris kapacitetet për të eksportuar, Piraj është përgjigjur se i kanë të gjitha kapacitete e nevojshme për të destinuar prodhimin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian.

“Ne kemi kapacitete të bollshme dhe kemi pajisje superiore për prodhim, deri më tani kemi punuar në një ndërrim, tani kemi krijuar kushte shumë të mira për punë në tri ndërrime, kështu që do të jemi në gjendje të prodhojmë produkte të mjaftuara për Kosovë, por do të ofrojmë dhe për eksport përherë po flasë për produkte shumë cilësore dhe njëherë që janë vërtetë plotësisht të prodhuara njëqind për qind hallall duke filluar nga mënyra e ushqimit të bagëtive dhe shpezëve deri tek therja, përpunimi dhe paketimi e tërë kjo në përputhje të plotë me ISO standard dhe me standardin HALAL! “, ka thënë ai.

Piraj tutje ka folur edhe për përfitimet e këtij vendimi. “Përfitimi numër një dhe më i miri është se kjo do të inicioj hapjen e vendeve të lira të punës fillimisht e mandej do të inicioj edhe zhvillimin e blegtorisë dhe të zinxhirit agro-industrial që lidhet me majmërinë dhe përpunimin e mishit.  Nga kërkesat e deritanishme mendojmë se do të rrisim shumë eksportin dhe vendet ku ne do të eksportojmë do të jenë vendet ku ka më shumë bashkatdhetar, e këto janë Zvicra dhe Gjermania”, është shprehur pronari i Kompanisë vendore të përpunimit të produkteve të mishit “Meka”, Burim Piraj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …