Gjermania ka nisur zyrtarisht tre ditët e festimeve, me rastin e 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit. Muri, që ka ndarë Gjermaninë Lindore dhe Perëndimore, është shembur më 9 nëntor të vitit 1989.
Rënia e Murit të Berlinit simbolizon rënien e komunizmit apo sic ka thënë ish Presidenti Reagan, një nga kontribuesit kryesorë të shëmbjes së komunizmit si sistem – …“Rënies së Perandorisë të së Keqes…..“.
Sistemi komunist u shëmb dhe vëndet e ish botës komuniste të ashtuquajturat `blloku komunist`, dhe ato jashtë bllokut por me të njëjtin sistem diktatorial komunist si Shqipëria, Kina, u detyruan të braktisin komunizmin dhe të ndërtojnë sistemin post komunist të demokracive peëdimore. Por rruga mesa duket ishte dhe mbetet e gjatë.
Rënia e murit të Berlinit sigurisht u realizua me detyrim nga ish BRSS të cilat dështuan në të gjitha drejtimet për të cilat u ngrit ai sistem më 7 Nentor 1917 dhe u realizua po ajo që u tha nga Lenini në letrat e tij me dyshimin e tij të madh se .. çështja është se kush do të fitojë nga këto ekonomi (pra komunizmi apo kapitalizmi).
Shëmbja e Murit të Berlinit me 9 Nentor 1989 u arrit pas vizitës së Mihail Gorbaçovit në ditët e para të Nëntorit 1989 në Berlin gjatë takimit me Kancelarin e atëhershëm Kohl.
Gorbaçovi tha në atë kohë Kancelarit Kohl: “Muri u ngrit në një situatë konkrete dhe nuk ishte diktuar nga qëllime djallëzore…Gjermana Lindore e vendosi këtë si një të drejtë sovranë, dhe Muri mund të zhduket kur këto kondita që e krijuan të zhduken… Unë nuk shoh ndonjë problem madhor këtu“. Kjo në terma praktikë krijoi të dhënat e reja për një `kapitull të ri` midis marëdhënieve BRSS-Gjermani Perëndimore.
Sot 25 vite pas, 83 vjeçari Gorbaçov, i cili mori çmimin Nobel për Paqen më 1990, arriti në Berlin dhe ishte i pranishëm në murin e Berlinit në të cilin ai la shënjat e pëllëmbës së dorës pikërisht në pika e kontrollit `Charlie`. Gorbaçovi përmëndi këtë frazë pas 25 vitesh midis përshëndetjeve të turmës: `Cdokush i cili vjen në Berlin ose në Gjermani mund të shohë progresin që është bërë në këto 25 vite. Përgëzime për përvjetorin“( http://rt.com/news/203315-gorbachev-speech-berlin-wall/).
Ato që kanë ndodhur këto 25 vite pas janë në dijeni të çdo kujt dhe nuk kam ndërmënt të përmënd gjëra që dihen .
Interesant është fakti se Sistemi demokratik i tipit perëndimor i instaluar paqësisht në të gjitha vëndet e Europës qëndrore dhe lindore, ka patur sukseset e padiskutuara në kthimin e ekonomisë së tregut të lire nga ajo e centralizuar, në sukseset e lirive dhe të drejtave të njeriut, lirive dhe të drejtave fetare, kthimit të pronave të rrëmbyera nga shteti komunist, etj.
Sidoqoftë janë vënë re dhe mos suksese në këto vënde, sepse kalimi paqësor nga sistemi diktatorial Komunist në atë të Demokracisë Perëndimore; këto kanë vonuar progresin drejt ekonomisë së tregut dhe asaj globale, dhe integrimin drejt BE:
-kalimi paqësor nga komunizmi në demokracinë perëndimore është vonuar për shkak se partitë e reja të krijuara janë plot ish komunistë drejtues dhe bijtë e tyre,
-zbatimi nga ana e ish partive komuniste në drejtim në cdo vënd të bllokut komunist dhe atyre jashtë bllokut por me diktaturë komuniste e ideve të Katovicës në të cilat theksohet se pushteti do të mbahet po nga ish komunistët dhe drejtimi i ekonomisë dhe i politikës do të bëhet nga ata pavarësisht partive të reja të krijuara,
-prania e një korrupsioni të madh për shkak të mos zbatimit të ligjit, korrupsion i lejuar heshturazi nga spektret politike të vëndeve me qëllimin djallëzor për të justifikuar korrupsionin se ` .. duhet për të krijuar klasën e re të pasur….`
– në shumicën e ish vëndeve ish komuniste nuk u miratua Ligji i Lustracionit, ligj i cili do të kishte nxjerrë jashtë loje ish drejtuesit komunistë, spiunët dhe sigurimsat nga lufta për pushtet.
Edhe vëndet perrëndimore pësuan ndryshime të mëdha.
Këto vënde gjithashtu muarën nga idetë e majta ato ide të cilat komunistët i përdorën si parrulla boshe në fillimet e tyre për.. ndërtimin e botës së re…, liritë e të drejtat e njeriut, të drejtat fetare, sindikalizmin, emancipimin e gruas, të drejtat dhe barazia gjinore, arsimimi i popullatës.
Integrimi dhe Globalizmi ka patur suksese por dhe pengesa të mëdha dhe dy nga pengesat më të mëdha të cilat sistemi i demokracisë perëdimore po përpaset pa i gjetur zgjidhje:
Radikalizmi dhe ekstremizmi fetar islamik i cili lindi si pasojë e boshllëkut ideologjik pas rënies së komunizmit, Përhapja e drogës dhe e pasojave të saj
Mbi këto dy argumente, lufta e SHBA dhe e BE me aleatët e tyre ka qënë e ashpër por ka patur edhe gabimet e saj, pavarësisht fitoreve të shkëlqyera kundër komunizmit dhe përpjekjeve të suksesëshme për integrimin dhe globalizmin për të krijuar një botë pa luftra, armë dhe drogë.
Mbi këto mos suksese rëndon edhe fraza jo pak inteligjente e presidentit rus Putin e mbajtur në Valdai se: `..Ne (d.m.th. rusët) kemi përshtypjen se kolegët dhe miqtë tanë (amerikanët dhe europianët) janë duke luftuar vazhdimisht pasojat e vetë politikës së tyre, bëjnë shumë përpjekje duke i u adresuar risk-ut që ata e kanë krijua vetë dhe duke e paguar me një çmim më të madh“ ( http://en.ria.ru/authors/20141105/195144256/The-Empire-of-Chaos-and-the-War-on-Drugs.html).
Në se lufta kundër Drogës filloi që më 1971 si `War on Drugs`, nga shumë kritikë botërorë kjo luftë nuk është e fituar sepse sipas tyre…… kjo është një luftë e njëjtë si ajo dikur kundër pijeve alkolike nga vitet 1920 apo `Prohibition`.
E njëta gjë po ndodh edhe në luftën kundër terrorizmit, luftë e cila filloi qe nga vitet 1990 si luftë në Ballkan kundër ekstremistëve serbe dhe përfundoi përkohësisht me çlirimin e Kosovës më 1999, por që u acarua dhe SHBA e NATO së bashku me aleatët europianë pas 11 shtatorit 2001 me rënien e Kullave binjake.
Kjo luftë pas ardhjes së Obamës është vazhduar por me shumë gabime sipas mendimit tim sepse me idenë për të vendosur demokracinë në vënde ku demokracia është akoma një utopi, si në vëndet arabe, është krijuar një kaos i vërtetë në shumë shtete popujt e të cilave po vuajnë pasojat e destabilizimit shtetëror dhe në tre nga këto vënde ka një anarki të vërtetë dhe një luftë civile –fetare si në Afganistan, irak, Siri.
Keqkuptimet me Rusinë dhe nisja e një luftë të dytë të ftohtë nuk ka kuptim më, vetëm se do të përçajë perëndimin duke harruar dy luftrat që janë më të rrezikshme për Botën : Ekstremizmi dhe Droga.
Pavarësisht dëshirës për të larguar diktatorrët lufta për demokraci mendoj se duhet të bëjë ditët e saj dhe sot nëse lufta kundër komunizmit është fituar, lufta e sistemveshoqërore të kundërta nga pikpamja social-fetare dhe juridike, pra lufta e dytë perëndim-lindje me një traditë dhe zakone të rrënjosura thellë dhe jot ë afërta me ato të perëndimit, do të kërkojë kohë dhe do të ketë një çmim të lartë. Në disa raste lufta do të fitohet nga kultura perëndimore por do të ndodhë njëlloj si me komunizmin pas shumë vitësh.
Le të shpresojmë që Perëndimi me në kre SHBA dhe BE të realizoje globalizmin dhe integrimin paqësisht dhe pa u nxituar për tu lënë kohë të tjerëve të kuptojnë se demokracia perëndimorë është ajo për të cilën duhet parë si e ardhme.