Skandali i rradhës i Lubonja ka të bëjë me akuzën ndaj Ramush Haradinajt si vrasës i serbëve (por dhe i shqiptarëve tradhtarë) i botuar në shkurt të 2013 (4 muaj përpara), e jep jehonën tani nëpërmjet Revistës SÜDOST EUROPA Mitteilungen` me artikullin e tij: `The Acquittal of Ramush Haradinaj and its perception in the Albanosphere` 02/2013, në faqen 80, të Revistes`SÜDOST EUROPA Mitteilungen` muaji 02 viti 2013, Nr. revistes 53. Jahrgang.
Ky skandal pason komentet e tij jo-normale të disa muajve më parë për Skënderbeun në përkrahje të studiuesit, Oliver Schmid, dhe në përgjithësi duke deformuar dhe kritikuar figurat kombëtare edhe duke i zhvlerësuar qoftë për atdhedashrinë e tyre ashtu dhe për nga ana morale. Kjo është e palejueshme për një analist plot mllef të trashëguar nga diktatura nga i cili u burgos pikërisht për agjitacion dhe propagandë kunër rregjimit. Por kjo nuk mund ta lejojë atë të përdhosë disa figura kombëtare dhe të tanishme si ajo e fundit për Ramush Haradinajn.
Në konceptin e z. Fatos ngre krye që cdo vrasës është i keq dhe se duhet dënuar ligjërisht. Ai hedh dyshimin se akuzat e Hagës ndaj Ramushit janë të drejta se..` në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë`.
Atëhere le të provojmë të nisemi nga logjika e thjeshtë se përse ndodhën këto gjëra që akuza e Hagës deklaron me emfazë? Duhet t`i kujtoj z. analist se gjatë asaj periudhe, ushtria serbe pushtoi ushtarakisht Kosoven dhe vrau rreth 30.000 vetë, deportoi në Shqipëri 840.000 vetë, përdhunoi rreth 2000 gra e vajza, dogji dhe shkatërroi fshatra dhe lagje të tëra qytetesh për ta mbajtur Kosovën si territor të sajin. Kjo bëri aq bujë sa edhe SHBA dhe NATO u detyrua të ndërhyjë ushtarakisht duke larguar pas tre muajsh forcat serbe dhe duke cliruar Kosovën së bashku me UCK, nga një zgjedhë e padrejtë që prej vitit 1878, zgjedhë e cila ndau trojet shqiptare, deportoi në Turqi brënda 100 e ca viteve rreth 1 milion shqiptarë të trojeve kosovare. Atëhere mund të kërkojmë tek Fatos Lubonja këto elemente baze të së drejtës njerëzore dhe të drejtës për tu mbrojtur, dhe për të luftuar për liri:
Kë quani ju Fatos Lubonja Luftë Për liri dhe kë quani Luftë pushtuese?
Sipas definicioneve ndërkombëtare, lufta për liri bëhet edhe gandiste, edhe me armë në dorë. Bëhet për të larguar pushtuesit të cilët kanë limituar liritë dhe të drejtat e popullsisë vëndase, duke vrarë, plackitur, dhunuar dhe përdhunuar. Kjo quhet luftë për liri. Personat që luftojnë me armë në dorë quhen luftëtarë të lirisë dhe heronj.
Por Këta luftëtarë sipas konceptit Lubonja, janë vrasës dhe duhen dënuar. Gabim i nderuar Lubonja; Këta luftëtarë që vrasin pushtuesit dhe tradhëtarët që kanë pushtuar vëndin –vrasin por quhen heronj në cdo vend të botës.
Kurse pushtuesit që vrasin vëndalinjtë dhe ushtrojnë dhunë duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut në vëndin pushtues quhen vrasës.
Pra dallimi midis një vrasësi dhe heroi nuk është vrasja, se të dy palët bëjnë vrasje por tek Motivi -i nderuar Lubonja: njeri vret ushtaret armiq dhe tradhëtarët për të shpëtuar vëndin e quhet Hero, tjetri vret njerëz të pafajshëm dhe dhe clirimtarët dhe quhet- Vrasës.
Ky është koncepti i nderuar Lubonja. Nëse ju mendoni gjithashtu se luftrat e Skënderbeut, lufta nacional-clirimtare dhe aleanca me fuqitë e mëdha SHBA, UK, BRSS, në luftën e dytë botërore nuk ishte luftë clirimtare dhe të vrarët u quajtën heronj e dëshmorë, kursë të vrarët armiq u quajtën vrasës, atëhere- i nderuar Lubonja, këtu kemi të bëjmë më një problem në vetëdijen tuaj dhe me personalitetin tuaj i cili vuan nga sindroma e negativizmit dhe e nihilizmit social e cila duhet mjekuar.
Argumentet e z. Lubonja në këtë artikull janë skandaloze . Ai përmënd: “Kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar”. Kjo frazë është frazë thjesht sofiste për tu dukur inteligjent përpara botuesve të revistës për të thenë që…`une Fatos Lubonja jam ndryshe nga shqiptarët e tjerë sepse e ve gishtin mbi plagën e shqiptarëve….`.
Gabim i nderuar Lubonja, nuk shtrohet kështu problemI që kanë shqiptarët me pushtuesit dhe dëshira që kanë shqiptarët për të patur një mbështetje të fortë ndërkombëtare, me qëllim për të shmangur fatkeqësi të tjera kombetare. Kurse ju afrimin e quani Hipokrizi???
Nuk është e vërtetë që ka klane që punokërkan në Kosovë për të mbajtur pushtetin ashtu si në kohën e Turqisë me sinore dhe pashallëqe. Sot në Kosovë madje dhe në Shqipëri integrimi është duke zbutur qëndrimet ekstremiste të shqiptarëve dhe urrejtjen shekullore të tyre ndaj fqinjëve dhe pushtuesve që i kanë shaktuar kaq gjakderdhje, fatkeqësi, emigrim të detyruar, dhunë, etj, etj.
Atëhere si mendoni ju Lubonja, si pjesë e këtij populli të vuajtur, dhe meqënëse Ramush Haradinaj na paska vrarë serbët, na paska vrarë disa tradhëtarë , paska dhunuar sipas teje femra serbe (kjo është për tu verifikuar), duhet dënuar nga gjykata e Hagës?
Pjesa ku ju shkruani-: …`Pra, se Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i iCTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin. Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt” “Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta?!!!. Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh`.
-është një argument bajat dhe fyes, i cili dëmton rëndë moralin e shqiptarëve, familjet e tyre, dhe procedurat gjyqësore të huaja, dhe tregon edhe njëherë se sa larg mund të sahkojë një personalitet për të ruajtur Famën e tij apo Nami-n e tij, sepse nuk ka asgjë reale në këto pasazhe të shëmtuara
Atëhere, përse gjykata e Hagës nuk fut në burg gjithë ushtrinë serbe e cila ushtroi genocide nda Kosovës?
Përse Gjykata e Hagës nuk i kërkon qeverisë dhe shtetit serb – të kërkojë falje ndaj Kosovës për genocidin e ushtruar sistematikisht për 10 e ca vite?
Përse gjykata e Hagës, nuk merret me vrasësit por merret me heronjtë?
Ta them unë përse. Sepse ka njerëz si puna jote që nuk janë atdhetarë dhe koherentë në idetë dhe pikpamjet se komvbi shqiptar duhet të mbijetojë dhe të integrohet sa më parë në BE, që të mos ndodhin më gjera të tilla të turpshme si ky artikull që keni shkruar në këtë revistë presitgjioze.
Ae dini ju i nderuar Lubonja se serbët qeshin me ato që thoni ju, duke përmëndur se.. `ja dhe një shqiptar idiot që flet kundër vëndit të tij, dhe rrofshin këta tipa shqiptarësh që shajnë vehten e tyre…`.
Së fundmi mund t`ju them se edhe Konti Ciano kur erdhi në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore, u habit kur gjatë bisedës me të ashtuquajturin Kryeministër shqiptar, erdhi një shqiptar tjetër dhe i tregoi kryeministrit se… filani i kishte thënë kështu e kështu filanit për ju… Konti u habit nga serioziteti i Kryeministrit shqiptar dhe e pyeti: cfare tha zotëria? Jo, jo, hic gje, më tha se cfarë kishte thënë filani. –Po e kishit ngarkuar ju me këtë punë?- pyeti Konti Ciano.
– Jo u përgjegj Kryeministri, erdhi vete e më tha.
– Cudi – u habit Konti Ciano, vetëm ketu në Shqipëri po gjej spiune që s`kërkojnë shpërblim).
Kjo është pasqyra e këtij shkrimi ofendues shkruar nga një analist anormal.