Historia interesante dhe jo shumë e ndriçuar e shqiptarëve që jetojnë sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, vendet ku gjenden shumë komunitete shqiptare në Europë për shkak te emigrimit nga presioni i invazionit osman më kanë intriguar gjithmonë; sidoqoftë ndryshimi i papritur i emrit të popullsisë që jetonte në këto troje nga Arbëri dhe arbër, nga Epir dhe epirotë në Shqipëri dhe shqiptarë, më detyruan të bëj shumë kërkime dhe të botoj dy shkrime për këtë problem: `E vërteta e Ndarjes së Madhe nga Arbër në Shqiptarë` dhe `Shkiet e Shkiptarët dhe zanafilla e fjalës shqip`. Këtë shkrim e realizova duke analizuar komentet ndaj një kleriku islam i cili preku një pjesë të fshehur të historisë së shqiptarëve dhe Shqipërise etnike në përgjithësi, duke dhënë një informacion që mund të jetë pjesërisht real, sepse ka parë dokumentacionin turk të asaj kohe. Kleriku irfan Salihu, deklaroi se …turqit i kanë sjellë shqiptarët në Kosovë dhe pastaj u kanë dhënë toka atyre aty……(http://ëëë.gazetatema.net/ëeb/2015/04/02/hoxha-qe-flet-me-gjuhen-e-serbeve-ne-kosove-ska-pasur-shqiptare-i-solli-turqia/).
Kjo bëri bujë në mediat shqiptare dhe kosovare duke krijuar njëdebat të ashpër ku përgjithësisht dominuan sharjet ndaj këtij përfaësuesi megjithëse pa ndonjë fakt të ri.
Duke studiuar materialet e shumta që kam gjetur po paraqes disa mendime për probemin e zhdukjes së `papritur` të emrave arbër dhe Arbëri, dhe Epir dhe epirotë.
Kalimi nga popullata me fise ilire shqifolëse në popullatën arbanas dhe epirotë
Dihet se emri Arbëri ose Albani (e shqiptuar nga të huajt) u konstatua për herë të parë pasi të përfundonte procesi i romanizmit nga perandoria romake dhe procesi i kristianizmit të ilirisë dhe të fiseve ilire. Këtë e ..`dëfton edhe e dhëna se “në vitin 732 e.s., se Shqipëria i qe bashkuar Patrikanës së Konstantinopolit,[39] e këtë e argumenton edhe letra e Papa Nikolla i dërguar Mihailit iI në shtator të vitit 860, kur ky kërkon kthimin e jurisdiksionit në territoret e illyricumit Lindor, të cilat ishin shkëputur nga Roma gjatë mesit të shekullit të kaluar”, ku “përmend të gjitha provincat, duke përfshirë edhe Dardaninë me kryeqytetin e saj Shkupin (http://ëëë.zeriislam.com/artikulli.php?id=553).
Ilirët, përkatësisht para-shqiptarët, si një ndër dy-tre popujt më të lashtë të Evropës, në epokën parahistorike e historike kanë “banuar në një rajon të gjerë, i cili nga Perëndimi mbyllej nga Deti Adriatik dhe ai Jon, në Veri nga Alpet Lindore dhe Drava, në Lindje nga Danubi – Morava – Vardari, ndërsa në Jug nga Epiri dhe vise të tjera helene. Përveç kësaj, mund të flitet me mjaft siguri për praninë e elementeve ilire në Azinë e Vogël, në Greqi dhe në itali.[3] Miss Edith Durham kufijtë e ilirisë së vjetër i vë në Bosnjë-Hercegovinën e sotme, në Mal të Zi, Serbi, Dalmaci dhe arrijnë deri në Triestë. Në mbështetje të Strabonit, ajo pohon se epirotët, ilirët e maqedonasit flasin një gjuhë të njëjtë, një gjuhë jogreke, nga rrjedh shqipja moderne, gjuha më e vjetër e Ballkanit.[4]
(http://ëëë.zeriislam.com/artikulli.php?id=553)`. Të dhënat e tjera spjegojnë se në pragun e dyndjeve sllave ekzistonin, sipas njoftimeve që përmban vepra e udhëpërshkruesit të shekullit V, Hierocles (Synecdemus, 655, XVI, 7), përsëri dy provinca që mbanin emrin Maqedoni – njëra Macedonia Prima (Maqedonia e Parë), me qendër Selanikun, tjetra Macedonia Secunda (Maqedonia e Dytë) me qendër Stobin. Pra, shekullin VI e.s. kur filluan dyndjet sllave në Ballkan, emërtimet gjeografike-administrative antike, Dardani dhe Maqedoni, vazhdonin të ishin ende në përdorim (http://kulturashqiptare.blogspot.com/2009_12_01_archive.html#.VR_LePBx0S4).
Në veprën e Prof. Kristo Frashërit amri Arbëri ose Albani u çfaq rreth vitit 1000 e.s: `Kur në shek. XI u shfaq emri albanë (αλβαvoι) dhe arvanitë (αρβαvιται) nuk kishte vështrim etnik, por ishte, sikurse u tha, emri i krahinës Arbëni/Arbëri (Arbanon), që shtrihej në Shqipërinë e Mesme me qendër Krujën. Pas shek. XI filloi përhapja e apelativit Arbëni, Arbëri, Albani edhe në viset e tjera ku banonin shqiptarët. Faktori që përcaktoi shtrirjen e emrit ishte po ai që përcaktoi shfaqjen e tij në shek. XI – në fillim bashkësia politike dhe fetare dhe më vonë bashkësia politike dhe gjuhësore.
Sikurse u tha, emërtimi Arbanon ishte në origjinë emri i trevës rreth e rrotull Krujës, e cila deri kohët e vona e ruajti të paktën në Kurbin, emrin historik Arbëni.
Ky fenomen vihet re edhe gjatë gjysmës së dytë të shek. XIII, kur Karli i Anzhu i grumbulloi në vitin 1271 territoret e pushtuara në Shqipëri në një formacion të vetëm politik – në “Mbretërinë e Albanisë” (Regnum Albaniae) me kufij më të gjerë nga ç’kishte principata arbanite në kohën e arkondit të madh Dhimitër Progonatit` (Kristo Frasheri (http://ëëë.peshkupauje.com/2013/09/si-u-krijua-emri-etnik-i-shqiptareve)“.
Po kështu vazhdimësia e fjalës Arbëri Arber, arbanitë dhe Epir epirotë dëshmohet nga shumë historianë: “emërtimi Albanum, Albania u shtri në shek. XIII që nga lumi Drin i bashkuar në veri deri në Kaninë në jug, që nga brigjet e Adriatikut në perëndim deri në Drinin e Zi në lindje. Banorët jokatolikë të kësaj mbretërie nuk u përfshinë në gjirin e kombësisë arbanite, albanite (Kristo Frasheri, Monografia “Etnogjeneza e shqiptarëve).
Si pasojë e këtij koncepti të ri, nga gjiri i kombësisë “romaios” filloi të shquhej “heleni”, shtetasi bizantin ortodoks greqishtfolës. Me zhvillimin e mëtejshëm të këtij botëkuptimi të ri, shqiptari ortodoks filloi të dallohej nga heleni ortodoks, sepse u takonin dy komuniteteve gjuhësore të ndryshme. Por, nga ana tjetër, shqiptari ortodoks mbeti përsëri i dalluar nga shqiptari katolik, sepse bënin pjesë në dy komunitete fetare të veçanta. U krijua kështu terreni për daljen e një emri të përbashkët për gjithë shqiptarët ortodoksë.
Prodhimin e parë të konceptit të ri duket se e ndeshim te shkrimtari bizantin i shek. XIV. G. Paclymeres, i cili duke folur për banorët e Epirit të Ri përdor në një rast emrin albanitë (αλβαvoι), në një rast tjetër emrin ilir Ιλλυριοί. Më vonë krahas apelativit albanit doli në shesh emri epirot. Në disa raste, kundrejt epirotit që kishte tingull të lashtë historik, emri i albanitit u zëvendësua me atë të makedonit, gjithashtu me tingull të lashtë historik: për analogji Makedonia u bë emër i dytë i Albanisë (Macedonia sive Albania). Ndikoi në këtë mes fakti se në shekujt e parë të erës sonë provinca e Epirit të Ri me qendër Durrësin, ku bënte pjesë edhe krahina e Arbanonit, u quajt për disa shekuj Provinca e Maqedonisë së Dytë. Në këtë mënyrë, banorët e hapësirës gjuhësore shqipe u quajtën nga të huajt epirotë dhe albanitë (Epirotes et Albanenses) ose epirotë dhe makedonë (Epirote et Macedones)“.
Për shqiptarët, të dyja këto emërtime u veshën me të njëjtin kuptim etnik. Ata e identifikonin veten edhe me arbanitë, edhe me epirotë. Dëshmitar i parë është vetë Skënderbeu. Në korrespondencën e vet me kancelaritë e huaja, ai nënshkruante “Zot i Arbërisë” (Dominus Albaniae), bashkatdhetarët e tij i quan “albanë/arbër” (albanenses, albanesi). Përkundrazi, në letrën e përmendur që i drejtoi më 31 dhjetor 1460 princit të Tarentit, J. A. De Orsinis, ai shkruante: “Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë” (se le nostre croniche non mentino, noy in chiamamo Epiroti)“`.
Arbërit u quajtën në fillim ata që ishin katolikë kurse orthodoksët quheshin epirotë ose ilirë. Pra popullata ilirisht folëse në këto shekuj para pushtimit osman flisnin të njëjtën gjuhë atë arbërisht ose epirotisht në dallim nga orthodoksët greqisht folës që u quajtën `romanoi` e me vone `helenë`.
Po sipas Prof. Kristo Frashërit, `arbërit ishin të besimit katolik dhe ishin në trevat e Shqipërisë së veriut: `“arbanasët” përmenden për të parën herë në burimet mesjetare të shek. XIV pikërisht në ato zona (në rrethet e Shkupit e të Prizrenit), ku dihet se u përhap në një masë të kufizuar katolicizmi – si frekuentues në Pazarin e Manastirit të Shën Gjergjit pranë Shkupit, si barinj, bujq e ushtarë në krahinën e Tetovës, si fshatarë në feudet e manastirit të Kryeëngjëjve të Prizrenit, si bujq në analet e manastirit të madh të Deçanit, kurse gjurmët e tyre i gjejmë gjithnjë në shek. XIV dhe jo më parë, në Dalmaci, në Bosnjë, Hercegovinë.
Sipas L. Thalloczy, K. Jirečeku dhe M. Šufflay se `deri në kohët e vona, në sllavët e Dalmacisë e të Malit të Zi, me “arbanas” kuptohej vetëm shqiptari katolik, ndihmon në konkluzionin tonë se shqiptari ortodoks, i cili banonte në territoret e përfshira për një kohë relativisht të gjatë brenda kufijve të shteteve serbe ose bullgare, konsiderohej thjesht “serb” ose “bullgar”. Në këto rrethana, problemi i përkatësisë etnike të banorëve mund të sqarohet vetëm me defterët osmanë të shek. XV–XVI që u përkasin sanxhakëve të Kosovës, Metohisë e Maqedonisë, materiali i të cilëve do të na ndihmojë për të hedhur një vështrim retrospektiv.
Nuk është pra e rastit që “arbanasët” përmenden për të parën herë në burimet mesjetare të shek XIV (Kristo Farshëri Monografia “Etnogjeneza e shqiptarëve).
Pavarësisht këtij dokumentimi, në periudhën e shek XIII-XV, dhe sidomos në fund të shek XV, me arbanas nënkuptoheshin edhe orthodoksët dhe katolikët së bashku si pasojë e luftrave anti-osmane.
Përsa i përket epirotëve ilirë të ritit orthodoks të cilët përmënd Prof. Kristo Frashëri, unë mund ta vërtetoj me praninë e këtij fakti me fjalët e shkruara në varrin monumental të vëllait të Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Reposh Kastiotit, në Hilandar- Mali Atos që gjëndet tek vëndi që quhet `Arbanskij Pirg`. Epitafi i varrit të Reposh Kastriotit shkruan me gërma latine: “Reposh Castrioti , Dux illyricum“. Pra epiroët-ilirë ishin të ritit orthodox dhe flisnin shqip.