Pirro Prifti: BE (EU) versus Bashkimit Ekonomik Euro-aziatik (EEU)

Përfqësuesit e gjashtë vendeve të ish-BRSS-së,  në një takim më 23 dhjetor 2014 në Kremlin, Moskë, pranuan hyrjen e Armenisë si anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Ekonomik EuroAziatik (EEU) që nga data 2 janar 2015.


Në takim morën pjesë Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rahmon, Presidenti i Kazakistanit Nursulltan Nazarbajeve, Presidenti i Armenisë Serzh Sargsyan, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukasheno, Presidenti i Kirgizstanit Almazbek Atambayev, dhe Sekretari i Pergjithshëm i CSTO (Organizata  e Traktatit të Sigurimit Kolektiv) Nikollai Bordyzha.


Ky dokumenti sigluar të martën do të shtojë edhe 3 milion armenë në 170 milion konsumuesit në Rusi, Bjellorusi dhe Kazakistan, duke përfshirë dhe Krigizinë dhe Taxhikistanin. Presidenti i Armenisë Serzh Sarksyan ka preferuar EEU se sa EU (një traktat të tregëtisë së lirë me BE e ka firmosur që në 2013) me pretendimin se lehtësirat në ktë forum ekonomik janë më të mëdha sesa me BE duke patur parasysh tregëtinë e lirë dhe kalimet e produkteve pa doganë në vëndet e mësipërme. Dihet se nga ana gjeografike Armenia është midis Rusisë dhe Iranit dhe lehtësrat doganore dhe ekonomike mund të jenë më të mëdha për këtë vënd se sa me BE.


 


Më parë, në janar të vitit 2000 u formua në fillim Bashkimet doganore të Rusisë, Bjellorusisë, dhe Kazakistanit


 


Sidoqoftë, Bashkimi Ekonomik  Euroaziatik (EEU) i krijuar që në vitin 2000 por i sigluar në maj 2014, ka një GDP të përbashkët prej 4.024 trilion $ me një popullatë prej 182.5 milion banorësh, me një GDP /per capita prej 22.267$, dhe me një sipërfaqe prej 20 milion km2, përpiqet të sfidojë BE me një GDPprej 16 trilion $, dhe SHBA me një GDP prej 13.3 trilion $.Dihet se as shpërbërjes së BRSS, Rusia u përpoq të stabilizojë nëpërmjet CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura) të gjitha ish republikat e BRSS, por dështoipraktikisht me largimin e tre vendeve balltike dhe të Gjeorgjisë por ajo që e dëmtoi më shumë mbetet praktikisht largimi i Ukrainës dhe gjëndja e luftës me një ish Republikë me të cilën ndajnë një histori të njëjtë.


Përfshirja e Armenisë sigurisht të jep të kuptosh se sfida e Rusisë ndaj SHBA dhe BE, pavarësisht sankioneve ekonomike mesa duket do të vazhdojë sidomos pas deklaratës siguruese të Presidentit kinez Presidenti kinez Hu Jintao se “Kina do t’i konsiderojë gjithmonë marrëdhëniet me Rusinë si një prioritet të politikës së saj të jashtme”, gjatë një takimi me Putinin në vilën e tij në Novo-Ogarevo, në rajonin e Moskës.


Ngjarjet e ditëve të fundit, kur Rubla, monedha kryesore e Rusisë dhe e EEU, pësoi një nga zhvlerësimet më të rënda që nga shpërbërja e BRSS, problem i pazgjidhur i Ukraninës, më të cilën Rusia ndan një histori të njëjtë or interesa të tanishme të kundërta përsa i përket lidhjeve ekonomike por dhe gjeo-strategjike me Ukrainën, sidomos pas largimit me puç nga pushteti i Janukoviç, sanksionet ekonomike të ndërmarra nga BE dhe SHBA kundër Rusisë për ti ndërprerë sipas CNN, BBC, dhe Euroneës, revanin e nisur nga Putin për të bërë një `BRSS të dytë`, kanë vendosur në vështirësi të mëdha projektet ambicioze të Rusisë së Putinit. Rusia me një buxhet prej 2.1 trilion $ është gati të bjerë në recession ekonomik sipas ekonomistëve ndërkombëtarë për shkak të sanksioneve ekonomike të vendosura nga SHBA dhe BE të cilat prej gati 10 muajsh po përpiqen të mbajnë revanin rus pas marrjes së Krimesë dhe pas përkrahjes së separatistëve anti-Kiev.


 


Zgjidhjet e mundëshme diplomatike të problemeve në Ukrainë me separatistët rusë, borxhi ukrainas prej 2.4 miliard $ ndaj Rusisë, miratimi i ligjit për heqjen e ligjit  për gjëndjen asnjëanëse politike  të Ukrainës, fërkimet me Lukashenkon pas rënies së Rublës, kanë krijuar një pasiguri të madhe në Rusi, pavarësisht të përkrahjes popullore të Putinit, i cili shihet si hero në Rusi por, si demon në perëndim. 


Takimi i ardhshëm në Minsk të Bjellorusisë për paqen në regjionet lindore të Ukrainës me shumicë ruse,ku luftojnë separatistët rusë, nëpërmjet  mediatorëve të BE, mund të krijojnë idenë se sanksionet daj Rusisë nuk do të rëndohen më.


 


Këmbëngulja e SHBA për të ndërmarrë dhe mbajtur sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, instalimi i teknikës së përparuar luftarake në Poloni, Rumani dhe në vëndet balltike, kanë shkaktuar pështjellim dhe frikë në Rusi, por Putin në fjalimin e tij të fund vitit deklaroi se askush nuk mund ta kërcënojë Rusinë, dhe se do të marrë kundër masa për të balancuar rrezikun nga NATO, duke deklaruar gjitashtu se një pranim i Ukrainës në NATO do të thotë fund i lidhjeve miqësore me NATO-n, duke nënkuptuar luftë.


Divergjencat më të mëdha Rusi me BE dhe SHBA lidhen me pushtimin e Krimesë, ndërhyrjet dhe përpjekjet për destabilizim në Ukrainë nëpërmjet separatistëve rusë, dhe frika e vëndeve perëndimore e një Rusie si superfuqi në të ardhmen e cila do të sfidonte jo vetëm ushtarakisht perëndimin por edhe do të ngushtonte tregjet ekonomike, e për pasojë do të binte në kundërshtim me gjeostrategjinë e SHBA e cla do të ketë Europën lindore në sferën e saj të influencës për të krijuar përsëri një `kordon sanitar` ndaj Rusisë me qëllim ë usia të mos futet më në Europë ushtarakisht.


 


Rusia nga ana e saj e sheh marrjen e Krimesë me një sipërfaqe sa Shqipëria, si një  e drejtë vetvendosjeje e popullit të Krimesë me shumicë Ruse e cila me votim plebishitar votoi për bashkimin me Rusinë.


 


Ky fakt është një karshillëk ndaj marrjes së Kosovës nga NATO.


 


Problemet janë të vështira dhe nuk mund të parashikohet se kush do të fitojë, po të marrim parasysh se stabilizimi i Rublës përsëri këto dy ditët e fundit, garancia e Kinës për të ndihmuar Rusinë në drejtim të stabilitetit të Rublës, i kanë dhënë mundësi që Putin të organizonte këtë takim për të forcuar Bashkimin Ekonomik Euroaziatik nëpërmjet pranimit si anëtare me të drejta të plota të Armenisë.


Sfida është e hapur, dhe krahas fjalëve të bukura dhe herë herë kërcënuese, çështja se kush do të fitojë mbetet e hapur sepse përplasja e Rusisë dhe Kinës  (Takimi ekonomik i Shangait)  nga njëra anë , dhe BE me SHBA e NATO-n nga ana tjetër, përveç përplasjes ekonomike, ka një risk për përplasje të interesave gjeo-politike në të ardhmen me rreziqe të shumta për njerëzimin pot ë kihen parasysh, armët bërthamore dhe shtimi i frikshëm i popullatës botërore të shoqëruara me pakësimin e resursëve botërore.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …