Takimi pas 68 vitesh i Kryeministrit shqiptar Edi Rama me nje Kryeministër serb A. Vuçiç, tregon më së miri ndarjen e thellë, paragjykimet e mëdha dhe konceptet diametralisht të kundërta të të dy politikave serbe të orientuara nga Lindja, dhe të politikave shqiptare të kohës së sotme të orientuara ga Perendimi.
Takimi i Kryeministrit E.Rama me homologun serb pas disa shtyrje të vizitës zyrtare sigurisht me ftesë të palës serbe për shkak të një ndeshje futbolli e cila në fakt nuk duhet të ishte politizuar, është një hapa përpara dhe një progress në ndërtimin e marëdhënieve të reja të fqinjësisë të mirë me serbët.
Aktualisht kjo armiqësi e madhe politike e shprehur dhe me një rritje të tendencës nacionaliste anti shqiptare dhe kosovare, ndjenjë nacionaliste e cila është identike me ndjenjat e një pjese të mirë të nacionalistëve sqiptarë por kryesisht kosovarëve , ndjenja anti-serbe, nuk i shërben askujt dhe dihet që asnjë ndjenjë urrejtjeje dhe ndjenje racizmi nuk të çon në rrugë të drejtë përveçse rrugës së konfrontimit dhe të luftë.
Edi Rama me fjalën e tij i dha të kuptojë homologut serb pikërisht këto dy pikpamjet kryesere pikpamje të cilat mëshirojnë dhe përfaqësojnë politikën shqiptare të pas Rënies së murit të Berlinit dhe të ndërrimit të sistemeve:
-Pikpamja një politike shqiptare që ka synim të ardhmen europiane, integrimin në BE, e cila nuk ka synimin krijimin e një Shqipërie të madhe apo etnike.
-Pikpamjen se Kosova është një realitet dhe se shtetet që e kanë njohur Kosovën që janë jo pak por 106 shtete, janë po ato shtete me të cilat Serbia ka gjithashtu marëdhënie shumë të mira.
Kjo Kosovë e rikonfiguruar si një shtet Sovran dhe si një republikë demokratike e cila aspiron gjithashtu integrimin në BE dhe në NATO, u bë realitet, pasi diktatura e shtetit komunist serb të Sllobodan Milosheviçit bëri genocide ndaj popullit shqiptar të Kosovës duke shkelur rëndë liritë dhe të drejtat e njëirut dhe duke dëbuar popullatën shqiptare kosovare me dhunë nga trojet e veta në 1999. Kjo i dha të drejtën ligjorë SHBA dhe NATO-s që më lejen e OKB të ndërhyjë për të penguar çfarosjen e një populli të tërë e martir, i masakruar nga shovinizmi, racizmi dhe urrejtja e trashëguar e politikës serbë.
Është e vërtetë se udheheqja serbe nuk e pranon këtë realitet duke e justifikuar me ngjarjet e të kaluarës duke thënë se `Kosova është djepi i Serbisë`, duke përmëndur se janë tokat e Serbisë, duke përmëndur se aty jetojnë serbë të cilat janë aty dhe se shqiptarët myslimanë janë të ardhur, etj, etj, por kjo nuk mund të mohojë faktin real se aty jetojnë rreth 1.8 milionë shqiptarë kosovarë dhe një pakicë serbe, dhe se e ardhmja e tyre është të jetojnë në fqinjësi të mirë dhe të integrohen në BE, integrim i cili do të përmirësojë ekonominë e të dy vendeve, do të krijojë mundësi punësimi, do të krijojë mundësi lëvizle të lirë, pra jeta në globalizmi e ri botëror të integruar në jë familje të madhe sigurisht do të eklipsoje dhe më vonë me kalimin e brezave –do të largoje urrejtjen dhe racizmin që egziston aktualisht ku më shumë e ku më pak në të dy vëndet fqinjë.
Edi Rama si një Kryeminister me një potencial politik të madh, si një udhëheqës ennergjik, mori përsipër një detyrë të rëndësishme dhe të vështirë për tu përballur me politikën e vjetër serbe e cila pavarësisht se përfaqësohej nga A.Vuçiç, një Kryeministër i brezit të ri, mbante në vetvehte barrën e rëndë të paragjykimeve shekullore të armiqësisë sërbo-shqiptare e kryesisht serbo-shqiptaro-kosovare.
Njihet aleanca e vetme në të cilën serbë dhe shqiptarë luftuan së bashku kundër pushtimit turk: ishte aleanca shqiptaro-serbe e cila përfundoi me humbjen e luftës në 1389 në Fushë Kosovë tek fusha e Mëllenjave.
Dihet se përplasje e para shqiptarë me serbët filluan pas 1878 kur Rusia mundi Turqine dhe Traktati i Shën Stefanit gjunjëzoi Turqinë, dhe i dha mundësi vëndeve të krishtera të Ballkanit të bëheshin shtete, midis të cilave dhe Serbia. Serbia dhe fqinjët përfituan nga humbja e Turqisë osmane dhe kërkoi tokat shqiptare për tu zgjeruar si shtet me qëllimin që të zbonte popullatën e ashtuquajtur `turke myslimane` . Me këtë pretekst këto toka i kaluan Serbisë dhe vëndeve të tjera fqinjë sepse sanxhaqet e atëhershme drejtoheshin nga pashallarë shqiptarë të myslimanizuar. Konferenca e Berlinit në 1878 dhe ajo e ambasadorëve në Londër më 1913 e cila vazhdoi edhe pas luftës së parë botërore e coptoi Shqipërinë.
Lufta e shqiptarëve për pavarësi dhe për të shmangur coptimin nuk përfundoi në favorin e tyre. Europa deshi ndarjen. Pas luftës së dytë botërore. Komunizmi krijoi iluzionin e një konfederate ballkanike dhe bashkë me të edhe shqiptarët patën përshtypjen se tokat shqiptare do të bashkoheshin. Por nuk ishte e thënë.
Armiqësia shqiptaro-sllavo-serbe ishte e ashpër sepse bëhej fjalë për toka dhe popullatë. Gjatë kësaj kohe u larguan nga tokat shqiptare të Jugosllavisë rreth 600.000 njerëz për në Turqi por edhe në vënde të tjera perëndimore , kryesisht për punë.
Vajtja e një udhëheqësi tjetër shqiptar më 1946 në Beograd 68 vite më parë nuk zgjidhi problemin e tokave dhe të popullatës shqiptare aty.
68 vjet më parë, Beogradi u vizitua për herë të fundit nga një udhëheqës i shtetit shqiptar.
Më 27 nëntor të vitit 1946, lideri komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, zhvilloi një vizitë në ish-Jugosllavinë e drejtuar nga Josip Broz Tito.
Gjatë vizitës në Beograd, Enver Hoxha deklaroi që Tito i kishte shprehur mendimin se, “Kosova i përkiste Shqipërisë, por kundërshtimi i fortë për kalimin e saj si pjesë të Shqipërisë, e bënte të papërshtatshme kohën për një veprim të tillë”.
Megjithatë, Tito arriti ta bënte Kosovën e banuar nga shqiptarë Krahinë autonome me tendencën që Shqipëria ti bashkangjitej Kosovës e të gjithë shqiptarët të futeshin në Republikën e shtatë të Jugosllavisë.
Asgjë nuk ndodhi.
Nacionlistët shqiptarë, antikomunistë derdhin lotë krokodili kur përkohësisht pas pushtimit gjerman tokat shqiptare u bashkuan në mënyrë iluzive sepse nuk kishte më kufi, por asgjë ligjore nuk u arrit të bëhej.
Vetëm pas rënies së komunizmit dhe më shpërbërjen e Jugosllavisë lindën aspiratat e lirisë së popullsisë shqiptare në Kosovë e Maqedoni me kthinin e shteteve të ish-Jugosllavisë në shtete demokratike.
Europa e Bashkuar dhe SHBA i dhanë një vision tjetër problemit të ngatërruar ballkanik pa përdorur termin e ndërrimit të kufijve por përdorën termin e përmirësimit të lirive të të drejtave të njeriut, si dhe të drejtave fetare, për të larguar dhe për të mos u quajtur qytetarë të dorës së dytë për shkak të rracizmit të shprehur në disa vende ballkanike por dhe në botë.
Kjo pikpamje e SHBA dhe BE i dha mundësinë shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë por dhe në Mal të Zi, të kërkojnë të drejtat e tyre dhe t’i arrijnë ato për shkak të presionit të rritur të BE-së dhe SHBA.
Këtë kërkoi dhe Edi Rama në Serbi, përmirësimin e marëdhënieve midis shteteve, njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, integrimin në BE, dhe bashkimin në një Europë të madhe e të integruar, dhe se politika shqiptare nuk kërkon Shqipëri të madhe apo Etnike, por Shqipëri e Ballkan të integruar, ku të gjitha popullatat të jetojnë në paqe, në fqinjësi të mirë, në një territor pa kufij reale e me lëvizje të lirë. Kjo është e ardhmja. Pranimi që Edi Rama të shkonte e të festonte në Preshevë nga ana e Serbe, tregon se edhe politika serbe e kupton se urat e fqinjësisë së mirë kalojnë nga respekti për minoritetet, dhe nga bashkëpunimi për të luftuar varfërinë dhe papunësinë. Urime Edi Rama, Kryeministri ynë.