Pirro Prifti: ISIS –pasojë e gabimeve të SHBA?

Pyetjeve të shumta për shqetësimin ndërkombëtar ndaj
shtetit imagjinar të quajtur Khalifat sipas ISIS, mund ti shtohen  pyetjet se: përse u krijua ISIS? Përse u nda
nga Al-Qaeda, dhe kush është përgjegjës që pas gjithë kësaj lufte të
pandërprerë kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar, të ngrihet një
organizatë edhe më e fuqishme nga Al Kaeda, më e pasur, më vdekje prurëse, dhe
më shqetësuese për demokracinë në Botë?

Agresiviteti i veprimeve të ISIS(ISIL) kanë
shqetësuar jo vetëm SHBA dhe Britaninë e Madhë për shkak të vrasjeve të tre
gazetarëve duke ekspozuar në Mediat televizive botërore,egzekutimin me
dekapitim, por edhe për shkak të kërcënimeve që ISIS u ka bërë vëndeve
perëndimore  dhe veçanërisht kundër SHBA
dhe Birtanisë së Madhe por kundër gjithë botës.

Vrasja e gazetarit britanik David Heines të pasura
pas disa javësh më vrasjen e gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven
Sotloff  të postuara on line në video nga
i ashtuquajtur shteti ISIS,  gjithashtu
kanë shqetësuar gjithë opinionin publik botëror për brutalitetin ashpërsinë e
dënimeve, mungesën totale të  respektimit
të të drejtave dhe lirive të njeriut përfshi dhe ato fetare, si dhe të drejtave
të atyre të kapur rob.

Kjo ngre dhe pyetjen sipas shkrimit me të njëjtin
titull (ngaJethro Mullen, CNN

15 shtator 2014), se `Sa pengje të tjerë është duke
mbajtur iSIS`?

Sipas Tim Lister, në shkrimin e tij të dt.10 shtator
2014 në CNN të titulluar `Al Kaedda 
luftë me  ISIS për udhëheqjen globale të
xhihadistëve`, përmënd analistin Barak Mendelsohn, i cili thotë se ..`ISIS që
endet nëpër Irak, përfaqëson një Grusht serioz ideologjik, strategjik dhe
organizativ,  ndaj Al Kaedës`.

Dihet që iSIS 
u shkëput ose më qartë, u dëbua nga Al Kaeda në shkurt të këtij viti,
dhe shumë nga të rinjtë e Al Kaedës që vijnë nga Jemeni, Libia, Arabia Sudite
dhe nga kudo, janë duke i u bashkuar ISIS dhe liderit të tyre Abu Bakr al
Bagdadit…. i cili po ndërton me fantazinë e tij Khalifatin e ëndërruar, ndërsa
udhëheqësi Al Zavahiri vazhdon të bëjë llogje… (sipas Tim Lister).

ISIS i cili gjatë këtyre muajve ka bërë një revansh
të vërtetë ekstremist duke predikuar një Kuran të rremë, sipas Michael Pearson
dhe Shimon Prokupenz në shkrimin e tyre të shtatorit `Njeriu i Bostonit mund të
ketë ndihmuar ISIS duke shqetësuar median sociale`, përmend se ISIS duket se
është një organizatë terroriste e mirë financuar, me një media sociale të mirë
organizuar për të nxjerrë videot e ekzekutimeve…

Sipas Departamentit të shtetit amerikan ISIS fiton
rreth 3 milionë $ në ditë nga nafta dhe armatimet dhe nga pengjet e kapura dhe
njerëz të arsimuar mirë në manaxhimindhe trainimin e këtij rrjeti ekstremist si
Abousamra (njeriu i Bostonit i cili është në kërkim ndërkombëtar) i cili njeh
mirë anglishten dhe arabishten dhe ka gradë shkencore në shkencat kompjuterike.

 Pra problem
është i vështirë për tu zgjidhur.

 Nga doli ISIS, dhe kush e projektoi këtë organizatë
papritur kaq të fuqishme ekstremiste të rrezikshme e cila pretendon të godasë
SHBA BE,  Kanadanë, dhe njëkohësisht ka
ulur në gjunjë irakun, Sirinë dhe kurdët?

Shkaqet dhe faktorët janë pak të vështira për tu
qartësuar në këtë terren informative ndërkombëtar ku informacioni është i
shumtë, por në disa raste i shtrembëruar, e i përdorur nga  grupe të caktuara interesi të cilat kërkojnë
përfitimet e tyre.

Një nga faktorët 
kryesorë sipas mendimit tim është anarkia që la pas ndërhyrja amerikane
në Irak sidomos pas tërheqjes së trupave nga iraku.

Nga ana tjetër 
problem i Sirisë është më i ndërlikuar sepse është i vetmi vënd nga 7
vëndet ku ndërhyrja amerikane direkte apo indirikte për të çrrenjosur
ekstremizmin fetar të Al Kaedës dhe për të vendosur demokracinë nuk pati sukses
por e la vëndin në një luftë civile pas armatosjes së opozitës siriane. Tani me
rigrupimin e ekstremizmit fetar nga Al Qaeda Al Nusra, në drejtim të iSIS,
Siria mbetet në shkatërrim total në anarki të plotë si dhe iraku, edhe për
shkak të mos pasjes së një strategjie të qartë të SHBA për këtë shtet por edhe
për shkak të aleatit të Sirisë -Rusia, e cila gjithmonë i ka quajtur përpjekjet
ndërkombëtare me në krye SHBA për zgjidhjen e krizës siriane si një `ndërhyrje
në punët e brëndëshme të shtetit sirian`.

 Takimi i sugjeruar nga SHBA për një koalicion
ndërkombëtar kundër ISIS në Paris ka rezultuar i sukseshëm por SHBA, insiston
në mos dërgimin nga ana e saj të trupave tokësore në Irak aty ku dhe ISIS ka
fuqinë më të madhe dhe territor më të madh të Khalifatit.

Katër shtyllat e John Kerry mbi të cilat do të
luftohet ISIS kanë marrë miratimin e të 40 shteteve  ku një nga prioritetet është pjesmarrja e
vetë shteteve islamike në këtë koalicion, të cilat duhet të prononcohen që
motivet `islamike sipas Kuranit` që e 
nxisin ISIS të luftojë kundër perëndimit dhe kristianizmin nuk janë
parimet e vërteta të Kuranit. Këtë detyrë të rëndësishme e ka marrë përsipër
Arabia Suadite dhe Lidhja islamike në përgjithësi për ta nxjerrë jashtë ligjit.

Rreth 40 vende, përfshirë edhe 10 shtete arabe i
janë bashkuar koalicionit në luftë kundër ISIS. Kerry është shprehur shumë i
inkurajuar nga premtimet e aleatëve për të luftuar grupin militant. Konferenca
e Parisit, e cila do të ndiqet nga sekretari i jashtëm i Mbretërisë së
Bashkuar, Filip Hammond, mes të tjerash, do të përqëndrohet në vijën që do të
ndiqet për zbatimin e strategjisë së SHBA-ve për të luftuar grupin ekstremist.

Në konferencë pritet të marrin pjesë edhe
përfaqësues të 10 shteteve arabe që janë bërë pjesë e koalicionit, Egjipti,
iraku, Jordania, Libani, Bahrain, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet
e Bashkuara Arabe.(
http:/www.shqiptarja.com/m/home/kerry-ne-paris-koalicioni-kunder-isis—39-fiton–39–edhe-10-shtete-arabe-239344.html).

 Gjendja është e vështirë dhe pavarësisht
prioriteteve të SHBA dhe Britanisë të Madhe për të luftuar ISIS së bashku me
koalicionin ndërkombëtar e ndoshta botëror, ISIS mbetet një kërcënim i hapur
ndaj shoqërisë , shteteve, dhe një sfidë e hapur ndaj vetë islamit i cili
sipasreligjionit islamnëpërmjet Kuranit predikon Paqe  dhe përulje ndaj Zotit.

SHBA ka përgjegjësinë kryesore në luftën ndaj ISIS
qoftë sepse është një superfuqi botërore e cila në njëfarë mënyre nëpërmjet
NATO-s, dhe influencës së saj në rregjione të ndryshme të botës, qoftë edhe
sepse SHBA është përgjegjëse në anarkinë që po ndodh në lindjen e mesme
nëpërmjet ndërhyrjes së saj së debatuar brënda SHBA dhe Britanisë së Madhe në Irak,
nxitjes së luftës në Siri e cila pavarësisht diktatorit Bashar al Asad, nuk
përbënte ndonjë problem as botëror dhe as rajonal me diktaturën e saj, si dhe
ndërhyrjeve në një mënyrë ose në një tjetër për të rivendosur normat e
demokracisë perëndimore në vëndet arabe në të cilat civilizimi perëndimor është
aktualisht një `haram`, apo e ndaluar dhe në kundërshtim me traditën e atyre
popujve.

Ndërhyrja për të vendosur norma demokratike të
parakohshme pa u pjekur kushtet e brëndshme në ato vende po rezulton jo efikase
dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe është njëlloj sikur të vrasësh
miza me armë zjarri.

Pavarësisht argumenteve të hapur apo të fshehur të
gjeostrategjisë amerikanë qoftë për të mbajtur ekuilibrin në botë, qoftë për të
sjellë demokracinë e munguar nëpërmjet `pranverës arabe` apo `sheshit Maidan`,
ose nëpërmjet ndërhyrjes aty ku preken interesat strategjike amerikane, mund të
rezultojnë të rrezikshme për popujt e vendeve përkatëse sepse aktualisht në
irak, Siri, Ukrainë, Libi, Egjypt, Somali, Jemen, Afganistan, etj ka rezultuar
në anarki, dhe justifikimi për `te luftuar rregjimin e Asadit`  nëpërmjet armatosjes së opozitës ku
aktualisht opozita siriane nuk egziston, përvecse grupeve terroriste që kanë
kryer genocit në Siri së bashku më Asadin, po jep efekte të kundërta dhe do ti
shkaktojë Sirisë një tragjedi më të madhe sesa ka aktuaisht ku 3 milion njerëz
janë larguar. Mëdyshja, dhe mos pasja e një strategjie të qartë për lindjen e
mesme, tërheqja e parakohshme e trupave nga Iraku dhe Afganistani shkaktuan
ringjalljen e ekstremizmit të formës edhe më të keqe siç është ISIS, Si aetë të
SHBA dhe të NATO-s pavarësisht gatishmërisë së Shqipërisë për të ndihmuar në
asione luftarake për të shkatërruar ekstremizmin duhet të kujtojmë se 40 të
vrarë ekstremistë me origjinë shqiptare d.m.th.,  se në irak dhe në Siri janë duke marrë pjesë
disa qindra ekstremistë me origjinë shqiptare të cilët në të ardhmen do të jenë
një rrezik potencial kundër demokracisë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni e Mal të
Zi në të ardhmen.

 Së fundmi, lufta kundër ekstremizmit të ashtuquajtur
islamik është një luftë që nuk kërkon vetëm veprime luftarake por edhe marjen e
masave tek vëndet që eksportojnë luftëtarë ekstremistë tek ISIS dhe Al Kaeda,
të tilla si nxitjen e punësimit, luftën kundër analfabetizmit, futjen e
detyrueshme të fëmijëve në shkolla laikë fillorë dhe 9 vjecarë, dhe  përmirësimin e kuadrit ligjor midis shtetit
laik dhe religjioneve.

([email protected])

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti përshëndet njohjen e pasaportave nga Armenia, pavarësisht mungesës së njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky shtet

Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës.  Kurti theksoi se ky është një hap i …