Ambiciet e Rusisë për tu bërë supërfuqi si dikur janë të pandalshme. Pavarësisht sanksioneve nga ana e G7 (dikur G8 së bashku me Rusinë) për shkak të Ukrainës, Rusia përpiqet të bashkojë copat e territoreve të humbura pas rënies së komunizmit më 1990.
BE dhe SHBA janë të shqetësuara për veprimet e Rusisë që pas 2008 e deri në ditët e sotme sepse po gjënden përballë sfidave që nuk i kishin parashikuar pas rënies së komunizmit.Përplasja gjeopolitike e SHBA në Europën e BE që kërkon zgjerim në lindje me Gjeopolitikën ruse është tashmë e hapur; sidoqoftë nuk është më vetëm e ashtuquajtura `lufta e ftohtë` që sapo ka nisur, por edhe lufta e pranishme me vringëllimin e armëve të sofistikuara nga të dy palët e interesuara NATO që përfaqëson SHBA dhe BE dhe Rusisë. Rusia ka ringritur pjesërisht një formacion ekonomiko financiar për të kundërshtuar BE dhe SHBA me emrin BRICS (Rusi, Brazil, Kine, india), si dhe një pakt të ri ekonomiko financiar por edhe ushtarak me disa nga ish republikat sovjetike në të cilën përfshihen Bjellorusia, Armenia, Kazakistani, Kirgizstani (Unioni Ekonomik Euroaziatik), por ku mundet në të ardhmen te futen edhe republika te tjera ish sovjetike.
Ambiciet ruse filluan menjëherë pasi u vendos si President i Rusisë Vladimir Putin një ish oficer i KGB ruse në Gjermaninë lindore. Karriera e tij nuk do të mund të kishte sukses nëse oligarkët e atëhershëm rusë do ti mbushnin mëndjen Presidentit të parë rus Jelcin për aftësitë manaxheërialë dhe drejtuese te leningradasit Putin. Një nga ata ishte oligarku Berezovski i cili së bashku më 7 oligarkët e tjerë të Rusisë së pas viteve `90 pasi ra muri i Berlinit ë kishin në dorën e tyre 50% të ekonomisë ish-sovjetike e cila kishte marrë tatëpjetën dhe `terapia e shock-ut` për ta nxjerrë ekonominë ruse nga kolapsi e detyroi Jelcin të bëjë privatizime të shpejta, privatizime të cilat ranë në dorë të këtyre oligarkëve që në fakt një pjesë e tyre kishin qënë në strukturat e dikurshmë ushtarako-industriale të BS. Berezovski kërkonte një drejtuesqë të ishte si punë `ingranazhi apo hallke` që të ndihmonte në pasurimin e tyre pas privatizimit mafioz që bëri Jelcini. Kështu që gjetën Putin të cilin jarekomanduan Presidentit të atëhershëm të lodhur dhe pijanec që kishte dështuar keqaz në luftën kundër çeçenëve-Jelcin. Putin ishte besnik dhe i bindur dhe lehtësisht i kontrollueshëm nga këto qarqe oligarkësh deri në momentin para se të emërohej si President. U bë në filim Kryeministër dhe në 2000 kur Jelcini dha dorëheqjen për shkak të sëmundjes së tij emëroi Putin si President të ri. Por shumë shpejt oligarkët rusë e kuptuan se kishin bërë gabim duke e menduar se Putin mund ta merrnin për hunde lehtësisht.Një ditë Putin i thirri në takim oligarkët në ish-daçën ku rrintë dikur Stalini jashtë Moske dhe u tha: Ju keni bërë cdo gjë mirë por për vehten tuaj, ju e ndërtuatfatin tuaj, por prej këtij momenti ju jeni vetëm bisnesmenë dhe vetëm bisnessmenë“. Mesazhi ishte i qartë, ata duhet të qëndronin jashtë politikës dhe të mos e pengonin në rrugën e tij.Sipas gazetës Le Figaro të dt.26 tetor 2000 Putini kishte thënë:`Në përgjithësi mendoj që shteti dhe biznesmenët janë armiq natyralë. Por më shumë shteti ka një çomage në duart e tij të cilën ju e përdorët njëherë dhe e goditët atë në kokë“. Sot nuk oligarkët nuk mund ta përdorin më Rusinë, dhe nuk janë më oligarkët që përdorin çomagen e shtetit. Pra sot çomagen e shtetit e ka në dorë Putin.
(https://www.bostonglobe.com/opinion/2015/06/10/isn-oligarchs-ëho-rule-russia-anymore/hA9sGsk0TzlniQ0bmhECDN/story.html).
Ç`po ndodh sot pasi Putin ka 10 vjet si President (sepse 5 vite ishte Medvedjev)? Pas nënështrimit të Çeçenisë së trimave, Putini vendosi një mysliman Ramazan Kadirov i cili është drejtuesi i Republikës ruse të Çeçenisë. Ngriti ekonominë dhe mori nën kontroll gjigandët e naftës dhe sot Rusia mban vëndin e 8-9 në botë për GDP-rreth 2.01 trilion dollarë amerikanë. i ka kushtuar rëndësi të veçantë ngritjes së Rusisë si superfuqi botërore, por në fakt mbetet ashtu si thasekretari i shtetit amerikan `një fuqi rajonale`. Është e vërtetë që vetëm në disa sektorë Rusia është konkuruese si në aeronautikë, prodhime ushtarake, dhe në shitjen e produkteve natyrale, kurse sektorët e tjerë nuk janë konkurues.
Ideja e Putinit që të bëjë një Union Euroaziatik nuk është origjinale sepse pas rënies së BRSS u përdor termi CIS (Komonuelthi i Shteteve të Pavarura) pjesë ish republikat sovjetike të cilat u larguan një e nga një.
Sot Gjeopolitika ruse sidomos pas pavarësisë së Kosovës me ndërhyrjen e NATO-s më 1999 ndryshoi qëndrim, dhe Putin po përdor të gjitha mjetet dhe lidhjet e vjetra të ish BRSS për të mbajtur të lidhura pas vehtes disa nga ish Republikat duke imituar BE. Praktikisht në Unionin Euro-Aziatik janë pese shtete. Idea gjeopolitike e Putinit është që ish republikat të afrohen me Rusinë dhe jo me BE dhe aq më pak me SHBA. Duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore ndërkombëtare dhe pretekstin e hyrjes ushtarikisht të NAOT-s në Kosovë, Putini ndërhyri në Gjeorgji më 2008 duke i shkëputur asaj Abhazinë dhe Osetinë e Jugut, përvehtësoi Krimenë më 2013 si dhe ka nën kontroll një pjesë të Ukrainës lindore më shumicë ruse.Mënyra e futjes në këto zona ishte tinzare dhe dinake dhe u quajt nga perëndimi si `luftë hibride` e cila i shërbeu Putinit si një mjet justifikues për ndërhyrje. Lufta hibride përbën disa shkallë ndërhyrjeje në kohën e sotme dhe i ngjan deri në një farë shkalle përgatitjeve për luftë në luftrat e kaluara përgatitje e cila kishte në vetvehte, agjitacionin dhe propagandën dhe ndërhyrjen pasi krijoheshin kushtet .
Lufta Hibride përbëhet nga:
-ataket kibernetike (cyberattacs),
-propaganda për të nxitur panikun dhe pasigurinë dhe protestat,
-futjen e forcave speciale pa shënja përkatëse për të provokuar dhunë dhe violencë në shkallë të kufizuar e vetëm në ato zona që kërkohen.
Lufta hibride është në fakt një zonë `gri` midis luftës së vërtetë dhe jo luftës.
Kështu veproi Rusia në Gjeorgji dhe në Ukrainë. Po kështu veproi Rusia në Estoni në shtator të 2014 kur një grup i vogel i forcave të sigurimit rus u futën papritur brënda kufijve të Estonisë dhe rrëmbyen një officer të inteligjencës estoneze. Mesa duket qëllimi i kësaj ndërhyrje është të destabilizojë vëndet balltike.
Kjo mënyrë ka alarmuar SHBA dhe NATO-n e cila po merr masa për të mbrojtur të tre Republikat balltike tashmë të futura në NATO, dhe NATO e ka për detyrë ti mbrojë ato.
(http://www.vox.com/2015/6/11/8764887/russia-nato-chart).
Duke e ndjerë vehten të fuqishme dhe të dalë tashmë nga kolapsi ekonomiko-financiar Rusia po përpiqet që të bashkëpunojë ngushtë më Kinën duke realizuar një grup ekonomiko-financiar ndërkombëtar me emrin BRICS, për të rivalizuar Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Duket qartë se interesat e Kinës janë të njëjta me Rusinë patur parasysh rritjen ekonomike të saj duke kaluar në vënd të dytë pas SHBA me 7 trilion dollarë amerikanë, e për pasojë konkurenca ekonomike-financiare do të sjellë (dhe në fakt ka sjellë) pa dyshim dhe ndryshim në gjeopolitikat e të dy vëndeve.
Frika e Rusisë pas dështimit të saj në Ukrainë me Janukoviçin se SHBA po vazhdon idenë e saj të vjetër të rrethimit me `kordon sanitar` rreth kufijve rusë, duke përdorur ish republikat ruse si kordon për të mbajtur zap `ariun` rus, e ka nxitur Putinin të jetë agresiv dhe të përpiqet maksimalisht për të mos lejuar këtë gjeopolitikë të SHBA dhe NATO-s.
Idea e tij se unipolariteti hegjemonial amerikan i ka ardhur fundi dhe se duhet një botë multi polare, ide e cila përkrahet edhe na Kina, po e nxit Rusinë e Putinit që të ri-armatoset me armë modern dhe të bëhet e rrezikshme pikërisht aty ku ka patur dikur sferat e influencës: qoftë në lindje qoftë në Ballkan.
Kjo na bën ne shqiptarëve të jemi të vëmëndëshëm se, krahas dëshirës së fortë për integrim në BE, krahas dëshirës së madhe për të qënë në krah të SHBA dhe Nato-s që na ndihmoi të çlirohet Kosova, të jemi edhe të kujdesëshëm në raportet me fqinjët sepse në disa raste gjeopolitika e fuqive të mëdha mund ta nxjerrë Shqipërinë në skalion të parë kundër Rusisë, në një kohë kur fqinjësia e mirë dhe opsioni i BE për integrim jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Kosovës dhe trojeve ku ka shqiptarë,- është opsioni më i përshtatshëm.