Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është cituar të ketë deklaruar se, 1642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura. Sipas ministrit Vengu, nga këto 1642 gra dhe vajza pranë Forcave të Armatosura, 687 janë civile sjellin profesionalizëm në administratë, 955 në uniformë mbrojnë atdheun me guxim dhe përkushtim. Krenarë për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”. Forcat e Armatosura u pasuruan me praninë e grave të para, 55 vite më parë, ndërsa ato vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm të japin kontributin e tyre në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare. ATSH
Kontrolloni gjithashtu
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska, nuk nënshkroi Dekretin lidhur me përdorimin e licencave dygjuhëshe në çerdhet e vendit
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, nuk ka nënshkruar Dekretin që parashikon përdorimin e …