leoni

Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga stuhi të borës

Pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura të borës. Disa rajone të Kalifornisë dhe Nevadas në perëndim të Shteteve të Bashkuara, janë përfshirë nga reshje të dendura të shoqëruara me erëra të fuqishme. Nga njoftimet e medieve, mësohet se stuhitë e kanë prekur posaçërisht zonën malore Sierra në Nevada, ku erërat kanë arritur rreth në 300 kilometra në orë. Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, janë mbyllur rrugët dhe  qendrat e skijimit ndërkohë që lënë mijëra njerëz kanë mbetur pa rrymë nëpër shtëpitë e tyre. Autoritet dhe ekspertët ua kanë tërhequr vërejtjen njerëzve mbi mundësinë e ballafaqimit me rrezikun e shkaktuar nga orteqet e borës. Parashikuesit e motit u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë aty ku janë përgjatë fundjavës, pasi mund të bllokohen në stuhi nëse lëvizin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …