Në vazhdën e modernizimit të fshatrave të Skenderajt ka filluar edhe ndërtimi i rrugëve të lagjeve të fshatit Kostërc. Në këtë fshat Komuna e Skenderajt ka filluar ndërtimin e rrugës dhe rrugicave në lagjen Hysenaj.
Derisa me ritme të shpejta po përfundojnë shumica e rrugëve në lagjet e fshatrave të Skenderajt, Komuna vitin e ardhshëm në fokus ka investimet në ujësjellës dhe kanalizime.