Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon procesin e brendshëm zgjedhor, ndërsa në këtë javë janë mbajtur dhjetëra kuvende të nëndegëve në të gjitha komunat e Kosovës, me pjesëmarrje të madhe të delegatëve të të gjitha profileve që i janë bashkuar PDK-së dhe vizionit të kryetarit Kadri Veseli për platformën Dekada e Re. Vetëm në nëndegën e PDK-së lagjen Korillë të Prizrenit morën pjesë 386 delegatë, ku kryetari i nëndegës u zgjodh Erven Fusha, si dhe organet tjera drejtuese. Qindra delegatë kanë marrë pjesë edhe në proceset zgjedhore në nëndegët e Skenderajt, Deçanit, Rahovecit, Prizrenit, Klinës, Vitisë, Kamenicës, Vushtrrisë, Suharekës dhe degë të tjera, të cilat kanë hyrë në dinamikë të shtuar për të përmbyllur procesin e brendshëm zgjedhor i cili do të rezultojë me zgjedhjen e strukturave të reja të PDK-së në 1200 nëndegë në gjithë vendin. Deri tani PDK ka përmbyllur me sukses zgjedhjet në 420 nëndegë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …