Pensionistët e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Komunën e Prishtinës kanë paditur individualisht Qeverinë e Kosovës për mos rritje pensionesh. Ata ankohen se pensionet momentale nuk ofrojnë as për së afërmi mundësinë e jetesës për shkak të çmimeve të larta. Ata po ashtu kërkojnë pastrimin e listës së pensionistëve pasi që ka shumë prej atyre që marrin pensione edhe në Kosovë, por edhe nga shtetet e tjera, Zvicra ose Gjermania. Pensionisti nga Shoqata e Pensionistëve, Hajrush Emini ka thënë për KosovaPress-in se janë dakord të rriten pensionet, por njëkohësisht duhet pastruar lista e atyre që marrin nga dy pensione. Pensionisti Qamil Haliti shprehet i mllefosur me Qeverinë aktuale, duke thënë se ka lënë pas dore këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë. Pensionisti, Kadrush Bullatovci, ikritikon Qeverinë Kurti se nuk po e ndihmon këtë kategori. AI thotë se iu është bashkangjitur të tjerëve në padinë e ngritur ndaj Qeverisë për mos rritje të pensioneve. Pensionistët në Kosovë marrin 100 deri 260 euro në muaj, sipas kategorizimit.
