Pjesëtarë të BKDSH-së protestuan në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Kosovën Lindore

Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Kosovës Lindore. Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Ata me vete kanë afishuar  pankarta, ku kërkohet të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në tri komunat shqiptare nën Serbi.  Protesta u udhëhoq nga kryetari,  Nikollë Perkaj. “Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, shkruante në disa nga pankartat.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …