Pjesëtarë të KFOR-it, EULEX-it, karabinierë italianë, dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po monitor0in situatën, në Varagë

Pjesëtarë të KFOR-it hungarez, të EULEX-it, karabinierë italianë, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë duke monitoruar për së afërmi situatën në Varagë, të Zubin Potokut. Gjendja paraqitet e qetë dhe më stabile, pas riparimit të tubave të ujit. Sulmi ndodhi pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se i ka rritur masat e sigurisë në nivel vendi. Pas sulmit, autoritetet e Kosovës thanë se për shkatërrimin e kanalit ishin përdorur 15 kilogramë eksploziv. Dëmi u konsiderua serioz dhe u shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë për disa qytete dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …