Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i thurin lavde krimeve të tyre në Srebrenicë e në Vukovar

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i thurin lavde krimeve të tyre në Srebrenicë e në Vukovar

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas videos ku shihen zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, duke kënduar këngë ultranaciobnaliste e duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicës dhe duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi. Kamberi ka shkruar se këngët e policëve për Srebrenicë të re,  në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Sërbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit. “O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re”. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiq. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiqit”, ka shkruar Kamberi.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …